Horoskopi për ditën e sotme, 19 tetor 2017

0
234

Dashi
Të kënaqur me surprizat e dhuruara nga Jupiteri, që bashkëvepron me Uranin do të jeni shumë aktiv. Sot me të vërtetë do t’ia kaloni bukur. Do të keni dëshirë t’i përkushtoheni studimit të lëndëve të reja, mbi të gjitha preferoni shkencën dhe matematikën.

 

 

Demi
Merrni pak kohë për t’u menduar mbi mundësitë e reja profesionale, që ju janë ofruar. Më mirë të mos merrni vendime bazuar mbi entuziazmin momental. Nëse vazhdoni të mos ndiheni në lartësinë e duhur në disa situata, ashtu do të dalë me të vërtetë. Më shumë optimizëm!

Binjakët
Sot jeni të dashur, të shoqërueshëm dhe do të keni raporte më të mira me familjarët dhe miqtë. Falë Uranit që ju favorizon, do të tejkaloni vështirësitë që do t’ju dalin. Për ata që janë beqarë, pritet të ketë një takim që do t’ju ngjallë emocione të mëdha.

Gaforrja
Plutoni parashikon vështirësi. Do të ndiheni nën trysni nga një sërë angazhimesh që do të keni. Do të shfaqen rivalitete dhe konkurrenca. Në familje pritet shumë nga ju dhe kjo ju vendos në vështirësi, duke bërë që të mos jeni tolerantë.

Luani
Jupiteri që ju favorizon, bëhet ‘zëdhënës’ i lajmeve të mira, ftesa dhe risi të këndshme. Do të ndjeni emocione të këndshme të papërshkrueshme. Do të bëni disa ndryshime në shtëpi dhe gjithçka do të jetë edhe më e bukur se më parë.

Virgjëresha
Gjatë ditë së sotme nuk do të jeni në humor të mirë, do të kundërshtoni çdo gjë, por mos e ekzagjeroni! Do të jeni i tendosur dhe personi i zemrës do të vendosë t’ju shpërfillë, duke ju lënë të vetëm të tejkaloni shqetësimin që keni.

Peshorja
Bashkëveprimi i Plutonit me Uranin do t’ju nxisë të shfrytëzoni sugjerimet që merrni dhe do t’ju shtyjë të shprehni krijimtarinë e juaj. Në dashuri do të përjetoni atë ndjesi intimiteti dhe përkatësie që ju emocionon e që ju dhuron qetësi.

Akrepi
Mos e lini t’ju ikë një mundësi e bukur takimi për shkak të bindjes se nuk u përshtateni mjediseve të caktuara. Sigurisht që jeni i përshtatshëm, provojeni që ta besoni. Do të rropateni për të gjetur një ekuilibër midis lirisë vetjake dhe punës. Në fund do t’ia dilni.

Shigjetari
Bashkimi i Hënës me Saturnin do të nxisë prirjen për t’u mbyllur në vetvete, duke mos shfaqur emocione dhe ndjenja. Sot jeni të shpërqendruar dhe nervozë, por për fat të mirë humori i keq është i përkohshëm dhe dielli do të ndriçojë!

Bricjapi
Ditën e sotme do të jeni autoritarë dhe konkretë. Gjithsesi, për shkak të kundërshtive të vogla do të përjetoni momente të mira e të këqija. Dorëzohuni përpara fakteve, zemra ju rreh fort për një person të veçantë, që deri më tani e keni shpërfillur.

Ujori
Së bashku me Uranin, Mërkuri premton mrekulli! Është qershia mbi tortë për ata që duhen të përballen me një detyrë të rëndësishme në punë apo një provim. Jeni i qartë në mendime dhe keni një vizion të qartë për të ardhmen. Juve i doni risitë.

Peshqit
Është dita e duhur për të kaluar momente të mira jashtë qytetit me miqtë. Dikush do t’ju bëjë të ëndërroni, do t’ju marrë përdore dhe do t’ju çojë një në vende të shpirtit, që nuk i keni njohur më parë. Kjo është mundësi e mirë për të gjetur personin e zemrës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here