Gramoz Ruçi i jep kohë më shumë marrëveshjes Rama-Tahiri, shtyn mbledhjen e Këshillit të mandateve për nesër

0

Kuvendi nuk do të mblidhet mbrëmjen e sotme për të diskutuar kërkesën e prokurorisë për ti hequr imunitetin deputetit Saimir Tahiri.

Në një konferencë për media, kreu i  Kuvendit tha se nesër në orën 11:00 do të mblidhet Këshilli i Mandateve.

Konferenca e Gramoz Ruçit:

Lidhur me kërkesën e bërë nga prokuroria për dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit dhe për ti dhënë fund spekulimeve, dua të them se sot në datën 19 tetor 2017 në orën 17:00 më është paraqitur kërkesa e prokurorisë për dhënien e autorizimit për ndalimin e Saimir Tahirit.

Pasi u konsultova me stafin e Kuvendit, dua të ju them se sot brenda ditës dhe në orën 18:30 kam nxjerrë këtë urdhër.

Materiali ti vihet në dispozicion të gjithë anëtarëve të Këshillti të Mandateve.

Ky material ti vihet në dispozicion Saimir Tahirit.

Brenda datës së nesërme, në orën 11:00 kam urdhëruar mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Lini nje pergjigje