Cfarë po ndodh?! Italianët kërkojnë arestimin, Haki Çako drejt dorëheqjes!

1
571

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka bërë gati dokumentin e dorëheqjes nga detyra. Burime të besueshme i thanë lapsi.al se kreu i uniformave blu ka vendosur të largohet. Sipas të njëjtave burime Çako do ta zyrtarizojë largimin e tij nga policia ditën e premte. Kjo lëvizje vjen në momentin më të keq të policisë shtetit. Jemi pikërisht në kulmin e skandalit të dosjes “Habilaj-Tahiri” ndërsa këto ditë emra të rëndësishëm në policinë e shtetit janë implikuar në trafik droge. Ka edhe zëra se largimi i Çakos ka qenë një kërkesë e ardhur nga Italia për shkak se edhe emri i tij ka dalë gjatë hetimeve të kryera atje, por kjo mbetet ende për tu konfirmuar. Nëse një gjë e tillë është konfirmohet mund të merret masa e arrestit edhe për vetë Çakon. Largimin e Haki Çakos e ka kërkuar me ngulm më herët LSI dhe më pas edhe Partia Demokratike

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Akti i shitjes së automjetit fillon tek noteri dhe përfundon në regjistrin publik të automjeteve. Mbi bazën e këtyre dokumentave bëhet llogaria e taksave dhe derdhja e tyre në arkën e shtetit. Ky është ligji që Saje qorri ka bërë për popullin por jo për vete. Mjafton vetëm kaq për tu arrestuar dhe dënuar. Saje qorri ka arrestuat popullin për shumë më pak se kaq. Kujt mendon se i hedh hi syve ky brrac langaraq? I jep makinën e tij trafikantëve pa asnjë lloj dokumentacioni dhe nganjëherë e përdor dhe vetë?!?! Për ti kujtuar të tjerëve që makina është e ministrit të policisë dhe askush mos guxojë ta kontrollojë. Qen bir qeni, kontrabandist droge bir kontrabandistësh. Dardha nën dardhë bie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here