Tryeza e alencës kundër krimit, zbulohet çfarë do ndodh në përfundim të tryezës

0
164

Zbardhja e përgjimeve të drogës të grupit të Habilajve, ku përmendej dhe emri i ihs-ministrit Saimir Tahiri, si i implikuar në trafikun e drogës, ka bërë që dy partitë opozitare, PD dhe LSI, të hedhin hapin e parë konkret të rrugën e bashkimit.

Pas takimit të mbrëmjes së kaluar mes kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, me kryetarin e PD, Lulzim Basha në selinë e PD, sot ka nisur tryeza e përbashkët mes dy opozitave. Tryeza është etiketuar si tryeza e aleancës ndaj krimit në pushtet, siç tha mbrëmë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Siç raporton, report tv, Kryedemokrati Basha dhe kryetarja e LSI, Kryemadhi, janë ulur  në një tryezë të gjerë politike te “Hotel Tirana”, për të diskutuar mbi hapat e mëtejshëm kundër krimit.

Të dy kryetarët e partive shoqërohen nga njerëzit e tyre më të besuar, ku Basha ndodhet në tryezë me deputetët Oerd Bylykbashi dhe Gent Strazimiri, ndërsa Kryemadhi shoqërohet nga kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili.  Në tryezë ndodhet dhe aleati i Bashës, kreu i PAA, Agron Duka. Po ashtu në tryezë është edhe Koço Kokëdhima, Kryetar i Lëvizjes Zgjidhja Sipas report tv, në përfundim të tryezës do të ketë një qëndrim të përbashkët të partive opozitare

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here