Surprizat e motit/ A priten reshje nesër?

0
192

Gjatë ditës së nesërme, parashikohet që kthjellimet mbeten dominante në territor deri pas mesditës, kur vranësira kalimtare shfaqen në zonat Lindore. Sipas sinoptikanëve, as nesër nuk priten reshje shiu.

RESHJET

Gjatë pjesës së dytë të ditës së sotme dhe nesër nuk priten reshje në gjithë territorin.

TEMPERATURAT

Temperaturat ekstreme të ajrit për nesër, sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit pritet të luhaten:

Në bregdet: temp. minimale do të zbresin deri në 14 °C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 23 °C.

Në vendet e ulta: përkatësisht 11 / 25 °C.

Në vendet malore: përkatësisht 9 / 22 °C.

ERA

Sot pasdite dhe nesër do të fryjë e lehtë.

RREZIKU NGA ZJARRET

Gjatë pasdites së sotme dhe nesër pritet një tjetër rritje e lehtë e rrezikut. Për pasojë, shumica e qarqeve do të jenë në nivelin “I MODERUAR” të rrezikut, ndërsa Shkodra, Durrësi dhe Vlora do të mbeten në nivelin “I ULËT”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here