Itali/ Shpërndanin kokainë nga hoteli, arrestohen 5 shqiptarët. Femrat i detyronin të paguanin me seks

0
178

Një bandë me shqiptarë që kishte ngritur një organizatë të dedikuar shpërndarjes së kokainës dhe marijuanës edhe mes minorenëve duke shfrytëzuar si bazë mbështetje dhomat e marra me qira në disa hotele të zonës së Rosetos është shkatërruar nga karabinierët e kompanisë së Giulianova.

 

 

Hetimi është koordinuar nga zëvendësprokurorja Silvia Scamurra. Janë 5, shqiptarët e arrestuar në zona të ndryshme të Italisë me akuzën për shpërndarje narkotikësh në rrethana të rënduara dhe zhvatje.

Të arrestuarit drejtonin shitjen e dozave nga brenda hoteleve, duke lehtësuar ardhjen e blerësve të rastit, mes tyre në veçanti kishte adoleshentët dhe gra, shumë prej të cilave detyroheshin të paguanin mallin me marrëdhënie seksuale. Shumë të tjerë kërcënoheshin kur ishin në vështirësi për të paguar dozat. (ANSA).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here