Dosja “Habilaj” përmend dhe këngëtarin e njohur… Ja emri

0
218

Në dosjen 416 faqëshe të përgjimeve nga autoritetet italiane për trafikantët e drogës, zbulohet edhe një emër i njohur.

 

 

Në përgjimet ambientale mes trafikantëve Maridian Sulaj e Mariglen Alimuçaj ata përmendin edhe emrin e këngëtarit të njohur shqiptar, Ylli Baka.

“Në përgjimet ambientale që autoritetet kanë bërë në bordin e një makinë të drejtuar nga Maridian Sulaj dhe pasagjer shqiptarin tjetër Mariglen Alimucaj, përmendet edhe emri i Ylli Bakës. Nga përshkrimet që bëjnë autoritetet italiane, në një ndalesë që ka bërë makina, aty kalon Moisi Habilaj me Eltonin.

“Qeshin të dy”, – përshkruhet në dosje.

Më tej ata (Moisiu dhe Eltoni) flasin për Ylli Bakën, që si të tjerët, – thuhet në dosje – edhe ai është përdorues (droge).
ylli baka
Geni, një prej anëtarëve të bandës që është vënë në përgjim, thotë se të gjithë pinë, por zbulon se Moisiu pi rrallë.

“Maridian thotë se Moisiu e ka kërcënuar në rast se zbulohet që ai ka pirë (drogë). Menjëherë më pas, Geni pyet nëse dikush ka kartë për të bërë gati drogën. Të dy kërkojnë në kroskotin e makinës. Makina ndalon (të dy nisin të përgatisin lëndën narkotike)”, përshkruhet në përgjimin e dosjes italiane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here