Detajet/ Implikimi i Tahirit në përgjimet e drogës, kush janë opozitarët që mblidhen sot në tryezë (Emrat)

0
143

Të bashkuar kundër krimit qeveritar’. Siç duket kjo është lëvizja e partive opozitare në vend, të cilat janë ulur sot në një tryezë jashtë selive partiake, ndërsa në foks janë zhvillimet e fundit politike në vend, që nga arrestimi i Moisi Habilajt në Itali, e deri tek implikimi i emrit të ish-ministrit Saimir Tahiri në trafikun e drogës.

 

Mësohet se pjesë e kësaj tryeze janë bërë aleatët e PD-së, si dhe LSI-ja. Në tryezën e iniciuar nga PD-LSI, janë të pranishëm përveç Bashës dhe Kryemadhit, edhe kreu i Republikanëve, Fatmir Mediu, i LZHK-së Dashamir Shehu, i PAA-së, Agron Duka, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kryetari i PDK-së Nard Ndoka. Mes krerëve të partive, spikat edhe prezenca e kryetarit të Zgjidhja, Koço Kokëdhima.

Kryedemokrati Lulëzim Basha teksa futen në sallën ku do të mbahet edhe tryeza, shoqërohej nga deputeti Oerd Bylykbashi si dhe Gent Strazimiri.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here