Lidhjet mes Tahirit dhe Habilajt, Mehmetaj: Kryeministri ra! Të japë dorëheqjen

0
590

Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka reaguar lidhur me ngjarjet e ndodhura së fundmi pas arrestimit në Itali të Moisi Habilaj.

Në një postim në facebook, Mehmetaj citon edhe mediat italiane në një shkrim të publikura ku del në skenë edhe emri i ish-ministrit Saimir Tahiri.

Postimi i plotë i Mehmetaj:

Kryeministri që ka koment për çdo gjë, që merr në gjyqe publike punonjësit e thjeshtë vetëm se kanë bark të madh e nuk plotësojnë shijet e tij estetike, pse nuk ka thënë ende një fjalë për trafikantin Moisi Habilaj dhe kushëririn e tij ministrin e brendshëm?
Hetuesit italianë dhe media aty kanë folur e shkruar gjatë për sasinë e jashtëzakonshme të drogës që është prodhuar dhe trafikuar nga Shqipëria dhe mbi të gjitha për lidhjen e trafikantëve me policinë e shtetit dhe ministrin e kryeministrin.
Cituar nga mediat italiane:
Moisi Habilaj bisedon me pronarin e një karburanti në komunën Lentini: “Nëse vjen në Shqipëri do ta kuptosh se policia është e korruptuar madje ka raste që është vetë kreu i policisë që ndihmon për të ngarkuar thasët me drogë” thotë ai.
Në një nga këto takime Moisi Habilaj flet për kushëririn e tij politikan duke u shprehur se “30 mijë euro i duhet t’ia japë Saimirit”.
Kryeministri ra! Të japë dorëheqien përpara se populli ta heqë pa mëshirë nga ajo karrige që e mban ulur vetëm krimi e droga.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here