Ftesa e Bashës për tryezë opozitare, LSI përgjigjet pozitivisht: Bashkë kundër krimit

0
130

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka mbështetur qëndrimin e kreut të PD Lulzim Basha për të luftuar krimin në vend

Kryemadhi: Mund të ketë pika që e ndajnë LSI me PD apo me parti të tjera, por çështja që na bashkon në një front të vetëm dhe të përbashkët kundër krimit të organizuar me bandat është më e fortë se çdo ndasi që ka mes nesh. Bashkëpunimi politik është një detyrë që na është ngarkuar nga qytetarët me votën e tyre. Është vullneti ynë dhe ne do ta cojmë deri në fund dhe pakompromis misionin tonë. Këtë ne do ta bëjmë ne emër të së ardhmes së fëmijëve për të cilët vendi ynë duhet të jetë i sigurt, i dashur dhe jo i huaj për ta. Athedhu ynë është i përbashkët dhe është në moment shumë të rrezikuar. Më shumë se kurrë dhe tashmë koha nuk pret. Duhet të mblidhemi të gjithë së bashku për ti dalë përpara kësaj të keqe shumë të madhe e cila po gllabëron cdo ditë e më shumë Shqipërinë. Mbështes qënderimin e kryetarit të PD Lulzim Basha për një tyrezë të gjerë politike që do ti përgjigjet me një aksion intesiv dhe politik, por edhe pa kompromis në luftën ndaj bandave dhe krimit në pushtet.

Ja fjala e saj e plotë:

Krimi është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Situata është nga më të rëndat që ka përjetuar vendi. Çdo qytetar, i ri dhe e re, burrë, grua, ndihen më të rrezikuar se kurrë në vendin e tyre.

Shteti i kriminalizuar i kryeministrit ka kompromentuar shumë rëndë dhe rolin e Policisë dhe Politikës.

Përpara këtij momenti shumë të vështirë të gjithë qytetarët janë bashkë dhe nuk ka më asnjë dallim mes tyre pasi te gjithë janë të rrezikuar.

LSI është pjesë e frontit të qytetarëve të bashkuar kundër bandave dhe krimit dhe do t’i shërbejë deri në fund vullnetit për një Shqipëri pa kriminelë në rrugë dhe në pushtet.

Saimir Tahiri është një nga hallkat që lidh Edi Ramën me krimin por ka edhe shumë hallka të tjera që janë ende aty e që i drejton Edi Rama.

Janë hallkat e krimit e trafikantëve por edhe të oligarkëve që me bekimin e Edi Ramës po pastrojnë paratë e krimit të organizuar.

 

 

Mund të ketë pika që ndajnë LSI me partinë demokratike dhe partitë e tjera. Por çështja që na bashkon në një front të përbashkët kundër krimit dhe Bandave është më e fortë se çdo ndasi mes nesh.

Bashkëpunimi politik është një detyrë që na e kanë dhënë qytetarët,  është vullneti ynë dhe ne do e çojmë deri në fund dhe pa kompromis misionin tonë.

Këtë do ta bëjmë në emër të së ardhmes së fëmijëve, për të cilët vendi ynë duhet të jetë një vend i sigurt dhe i dashur.

Atdheu ynë i përbashkët është më i rrezikuar se kurrë dhe koha nuk pret. Të mblidhemi të gjithë së bashku kundër kësaj të keqe shumë të madhe që ka gllabëruar Shqipërine.

Mbështes qëndrimin dhe propozimin e kryetarit të PD z. Lulzim Basha për tryezë të gjerë politike që do të përgjigjet me një aksion intensive dhe pa kompromis në luftën ndaj bandave dhe Krimit në pushtet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here