Rrënimi i shëndetësisë. INSTAT: Bie numri spitaleve dhe qendrave shëndetësore

0
176

Instituti i Statistikave raportoi se infrastruktura shëndetësore e Shqipërisë është përkeqësuar gjatë viteve të fundit, teksa qeveria jo vetëm që nuk ka ndërtuar asnjë spital apo qendër të re shëndetësore, por ka mbyllur disa nga ato ekzistueset.

Sipas INSTAT, numri i spitaleve në Shqipëri është ulur nga 44 që ishin në vitin 2012, në 42 në fund të vitit të kaluar. Si rezultat edhe pse sëmundshmëria është rritur, Shqipëria aktualisht ka gati 600 shtretër më pak nëpër spitale nga sa kishte në vitin 2012.

Image

Por numri i spitaleve nuk është i vetmi që ka pësuar rënie. Edhe qendrat shëndetësore janë pakësuar, duke e bërë më të vështirë për njerëzit që të marrin shërbim shëndetësor.

Sipas INSTAT, në vitin 2012, në Shqipëri numeroheshin 421 qendra të kujdesit shëndetësor, por në fund të vitit të kaluar kanë mbetur vetëm 414 të tilla.

Image

Në vitin 2013, qeveria shqiptare premtoi shëndetësi falas për të gjithë. Por pas katër vitesh në pushtet, bilanci i saj është ulje e numrit të spitaleve dhe qendrave shëndetësore.

Politika shëndetësore e qeverisë ka qenë në qendër të kritikave, jo vetëm të opozitës, por edhe të ekspertëve të pavarur. Në katër vitet e fundit qeveria shqiptare ka dhënë disa kontrata të mëdha konçesionare në sektorin e shëndetësisë, përfshirë shërbimin e kontrollit të detyrueshëm, atë të sterilizimit të instrumentave spitalore dhe dializën.

Sipas të dhënave zyrtare në total vlera e parave që buxheti do t’i paguajë privatëve për këto kontrata arrin në mbi 311 milionë euro. Por ndërsa konçesionet marrin qindra milionë euro nga paratë e qytetarëve, infrastruktura shëndetësore në vend po përkeqësohet, pasi aktualisht Shqipëria ka më pak spitale, më pak shtretër dhe më pak qendra shëndetësore se 4 vjet më parë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here