Maqedoni/ KSHZ: Përfundojnë votimet! Ja kur shpallen fituesit

0

Në të gjithë territorin e Maqedonisë janë mbyllur zgjedhjet lokale në orën 19:00.

885.044 qytetarë më të drejtë vote kanë votuar deri në orën 17:00 sipas njoftimit të KSHZ.

Në Komunën e Dibrës deri në orën 17 në votim kanë dalë 7.342 persona me të drejtë vote apo diçka mbi 40 për qind nga gjithsej 18.406 qytetarë të regjistruar.

Deri në ora 17 është rritur fluksi i votuesve në Tetovë duke shkuar rreth 39% që i bie 32527 persona kanë ushtruar të drejtën e tyre të votimit.

Në Kërçovë deri ora 17, 49,21% apo 24.890 të qytetarëve e ushtruan të drejtën e tyre të votës.

Në Çair deri ora 17, 43,20% apo 24.888 të qytetarëve e ushtruan të drejtën e tyre të votës.

Në komunën e Bogovinës kanë votuar 34,27 për qind, në komunën e Bërvenicës jehona është 38,79, në komunën e Zhelinës 32 për qind, në komunën e Jegunovcës 39 për qind dhe në komunën e Tearcës 36,88 për qind.

Sipas njoftimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve rezultatet e para pritet që të publikohen në orën 21:00.

Lini nje pergjigje