Prishtinë/ Sulmohet gazetari i njohur, ja i dyshuari

0

Kryeredaktori i Gazetës Insajderi Vehbi Kajtazi është qëlluar me grushte në mes të Prishtinës.

Sulmi ka ndodhur në një nga lokalet në qendër të Prishtinës.

Një person i panjohur e ka sulmuar Kajtazin, derisa ishte duke u larguar nga lokali.

Policia e Kosovës ka ndaluar një të dyshuar, i cili është identifikuar si Faton Ramadani.

Policia e Kosovës, pas intervistimit të personave që kanë qenë bashkë në tavolinën me sulmuesin e Vehbi Kajtazit, e kanë shoqëruar për në polici Faton Ramadanin.

Faton Ramadani njihet si mik i afërt i Milaim Zekës, deputetit të Nismës për Kosovën, i cili është përfolur në shkrimet e publikuara ditëve të fundit nga Gazeta Insajderi.

Gjendja e shëndetësore e Kajtazit është e mirë ndërkohë që është dërguar në QKUK. /Insajderi.com

Image

Lini nje pergjigje