Naço: Bedelët e Rilindjes dhe të krimit që vunë dorën mbi zgjedhjet, e kanë vendin në burg

0
158

 

Të nderuar kolegë deputetë. Padyshim që ngritja e këtij komisioni është një lajm I mirë për qytetarët shqiptarë, por edhe për partnerët tanë ndërkombëtarë, pasi është hera e parë që të gjitha grupet parlamentare bien dakord për të ngritur këtë komision që në fillim të legjislaturës dhe jo në minutat e fundit, siç ndodhi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Të nderuar kolegë! Në bazë të marrëveshjes së 18 majit, por edhe me mangësitë e identifikuar në çdo palë zgjedhje, në raportet e mëparshme të OSBE-ODIHR-it, mangësi këto që diheshin, nuk u adresuan para zgjedhjeve. Gjatë këtij procesi zgjedhor, ne dalluam qartë që Komisioni Qendror I Zgjedhjeve në shumicën e  rasteve respektonte pikë e presje, vetëm marrëveshjen politike të 18 majit dhe dështoi me vetëdije më shumë se një herë në kryerjen e misionit të tij ligjor dhe kushtetues, duke ulur ndjeshëm efikasitetin e administratës zgjedhore. Fushata u karakterizua me akuza të përhapura për blerjen e votave, për ndikimin e padrejtë të të gjitha shtresave në nevojë, në zonat rurale etj. Sigurisht ekspertët më të mirë të OSBE-ODIHRI-t që na dhanë këtë raport, nuk evidentuan dhe nuk kishin si të evidentonin në asnjë rast lakuriqët e natës, që shpërndanin postën derë më derë. Gjatë orëve të vona të natës, ishin këta lakuriq nate, të cilët nuk do të kishin kaq guxim nëse veprimet e tyre antiligjore dhe përgjegjësia e rëndë që kishin në shkëmbimin e zarfeve për blerjen e votës si vepër penale, pa patur një strehë të sigurt tek pushteti dhe pushtetarët përkatës, të cilët I udhëzonin se si, sa, kur dhe ku duhej bërë dorëzimi. Padyshim që është e lehtë të manipulohen njerëzit e vuajtur, ata pa asnjë perspektivë, të rinjtë me sytë nga e ardhmja, ndaj dhe për turpin e tij pushteti përgjegjës për mbikëqyrjen e të gjithë procesit dëshmoi mungesë integriteti për ti fituar ato me çdo kusht dhe me çdo çmim. Në jo pak raste ka pasur dhe kërcënime nga grupet aktiviste të partive politike, si dhe grupet paramilitare të rilindjes, banda rreth dhe përqark qendrave të votimit. Janë ende të freskëta rastet, kur gjatë kësaj periudhe Policia e shtetit ishte e strukur në komisariate, ja u them sinqerisht që ishte strukur në komisariate, ndërsa policia e Rilindjes nëpërmjet rrugës, grupeve paramilitare apo dhe numrin 129 që identifikonte njerëzit që ishin kundra forcës së tyre politike, i kërcënonte, i thërriste nëpër komisariate. I mbante me orë të tëra dhe janë me dhjetëra qytetarë të shoqëruar në qarkun e Beratit. Mjafton ti verifikoni, ato ditë do të shikoni. Nuk besoj se kanë marrë ndonjë anëtarë të PS të shoqëruar nëpër ato komisariate. Sigurisht që ishte një presion që u bëhej këtyre qytetarëve se ata nuk kishin bindjet e tyre, duke i shoqëruar në çdo rast pa asnjë shkak. Sigurisht e ndihmuar policia e Rilindjes nga bedelët e Rilindjes, nga krimi i rrugës, të cilët e vendosën policinë e shtetit me shpatulla pas murit në mënyrën më të turpshme. Rastet janë konkrete gjatë fushatës elektorale në qarkun e Beratit. Eksponentë më të lartë të policisë së shtetit e pranojnë se ishin të pafuqishëm të luftonin krimin  me mjetet e ligjit. Sigurisht e kam thënë në fushatë elektorale, po e përsëris në parlament, për të gjithë bedelët e Rilindjes, të cilët u atashuan dhe ndihmuan me të gjitha kostot e tyre, s’është se do kenë fatin e Zani Caushit. Ata dhe të tjerët, të cilët u keqpërdorën nga politika. Dhe këta të keqpërdorur do kenë fatin e tillë sepse krimi e ka vendin në burg. Nuk e ka as në politikë e as në rrugë. Dhe nuk ka si të ndodhte ndryshe, kur shefi i një komisariat në Berat gati i lutesh këtyre grupeve paramilitare të cilët kishin rrethuar shtabin elektoral të LSI. Ju lutesh të largohesh të mos i hapnin probleme sepse në të njëjtën kohë lakuriqët e natës, derë më derë e shtëpi më shtëpi po ndanin zarfet për të blerë votën. Faktet janë konkrete dhe kur e pa që po ja prishnin imazhin këtij shefi se do bëhej drejtor me rezultatin e zgjedhjeve, u kërkonte dhe i kërcënonte që ua tregonte ditën e hënë pasi sot iu duhesh për të marrë votat. I keni në video, i keni të regjistruara dhe nuk është qëllimi im për të denigruar policinë por janë raste konkrete. Dhe sigurisht që sot ky shef pretendon të bëhet drejtor sepse ka kontribuar për Rilindjen. Qëllimi justifikon mjetin thoshte Makiaveli dhe ky e ka justifikuar me punën e vet, me emërimin e vet që të merrte vota me çdo kusht në atë komisariat. Apo dhe një kandidat tjetër i Rilindjes i cili do të daroviste në tabaka njerëzit në hall, njerëzit në nevojë. I daroviste, nuk besoj se i shpjegonte programin elektoral duke hedhur lekë në tabaka, nuk besoj se i blinte këpucë atij fukarait kur vetë i kishte llustrafinë dhe ai vetë ishte zbathur. Këto janë raste të publikuara dhe nuk besoj se po them ndonjë gjë të pavërtete. Dikujt mbase nuk i vjen mirë por unë besoj që këto janë raste që duhen thënë që mos të përsëriten në zgjedhjet e tjera.

 

Të nderuar kolegë deputet

Pas marrëveshjes politike të 18 majit e cila fillimisht u mirëprit nga të gjithë faktorët dhe aktorët politikë dhe më gjerë. Qeveria ngriti një task forcë ministror me qëllim të deklaruar qartë për të shmangur keqpërdorimin e burimeve shtetërore për zgjedhjet.  Çfarë ndodhi? Besoj se ndoshta edhe nga dëshira, por edhe nga vullneti për t’i shërbyer forcës politike, ministri i ri i shëndetësisë me helikopter ka mbërritur në berat për të shkarkuar drejtorin e spitalit për të vënë një militantit e vet sepse i duheshin vota dhe atij. Besoj që nuk i kurseu dhe ai resurset e shtetit. Sakrifikoi shenjtërinë e tij të një drejtuesi teknik. Rasti nuk është vetëm këtu qershor të 2017-ës, ku është shkarkuar drejtoresha e postës në Berat e në Skrapar, drejtori i paraburgimit në Berat, drejtori i nxjerrjes së naftës në Kuçovë dy ditë para zgjedhjeve.  Shkarkuan në telegram drejtorin e  uzinës mekanike në Poliçan, dhe të dhjetëra raste të tjera sepse duheshin për t’u zëvendësuar me militantë të vet. U duheshin sepse LSI-a ishte rritur në Berat dhe mendoni që duke hequr këto katër apo pesë drejtorë, LSI-a nuk do merrte rezultatin e dëshiruar. Sigurisht që ajo që na ka lënë të gjithëve pa mend është thirrja e kryeministrit por prapë nga Berate e Kuçova  që mësuesit të dilnin të bënin fushatë, policët të hiqnin kapelat dhe të kërkonin votat derë më derë  sepse u duheshin me çdo kusht të plotësonte numrin 71. Besoj që është flagrante pavarësisht nga ajo që bëri kryeministri  duke pretenduar që kishte bërë gabim, por sinjalin ua dha të gjithëve, grupeve parlamentare, policëve të rilindjes që duhesh me çdo kusht numri 71. Sot, të vijë këtu e të thotë që po, ne i morëm votat se na votuan qytetarët. Qëllimi justifikon mjetin ka thënë Makiaveli në vitin 1500. Dhe sigurisht që kryeministri e di shumë mirë dhe prandaj ka kërkuar me çdo mjet të mundshëm ligjor, antiligjor të arrinte atë numër magjik, numrin 71. Besoj që sot e dëgjojmë kryeministrin këtu që na votuan qytetarët na besuan programin, na besuan të gjitha. Harron të përmendë këto që përmend raporti i OSBE-së, por edhe ato që dimë ne për lakuriqët e natës dhe për gjithë të tjerët  që kanë blerë vota në Berat. E keni të identifikuar kandidatin, keni identifikuar shefin e policisë dhe besoj që ndjej vetëm keqardhje për mënyrën apo këtë trofe që pretendoni se keni fituar. Raporti i OSBE/ODIHR, të nderuar kolegë bën me dije të vërteta të tjera të rënda të cilat unë do t’i përmend më poshtë. Më 16 qershor në rajonin e Beratit, kreu i një dege vendore të LSI-së u sulmua nga tre persona që e kërcënuan me vrasje. Në po të njëjtën ditë në rajonin e Lezhës, një mbështetës i LSI-së u kërcënua nga tre burra të armatosur. Më 18 qershor në rajonin e Durrësit, një aktivist i LSI-së u shtrua në spital pasi u rrah nga autorë të panjohur. Më 18 qershor në rajonin e Shkodrës dhe në Pukë, kryetarë vendorë të LSI-së dhe degës së saj të rinisë, u kërcënua nga koordinator i Partisë Socialiste. Më 21 qershor në Tiranë, një mbështetës i LSI-së u godit me thikë para një lokali. Më 23 qershor, një shpërthim ndodhi para zyrës qendrore të LSI-së në Durrës duke shkaktuar vetëm dëme materiale por jo viktima. Lidhur me gjithë rastet e sipërpërmendura, policia ka informuar OSBE/ ODIHR-in të cilat janë çështje të cilat janë sot në hetim. Por kur do kemi një përfundim për çështjen në hetim? Pasi kanë kaluar disa muaj nga policia e rilindjes, cili është mesazhi që po përcillet ndërkohë që nuk asnjë ndëshkim ndaj këtyre personave që kanë kërcënuar jetën e dikujt. Të nderuar kolegë, në fakt ajo që ne pamë në qarkun e Beratit, besoj se ka qenë edhe në të gjithë Shqipërinë. Unë besoj që Lëvizja Socialiste  për Integrim, anëtarët e saj, simpatizantët pavarësisht dhunës dhe presionit të rrugës nga grupet paramilitare, nga grupet e rilindjes, u mbështet dhe në fund kjo lëvizje dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duke ruajtur  dhe garantuar rezultat të suksesshëm të katër viteve me parë me vota bio, të pa vlera, të pa vjedhura, të pa kërcënuara. Ne morën 2 deputetë në 7 duke arritur një rezultat 24%. Faleminderit gjithë këtyre anëtarëve që kanë mbështetur Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here