Kuvend/ Basha-Ramës: Po i qan hallin PD-së?! Partinë tënde tani e sundojnë kriminelët me pistoleta në brez (VIDEO)

0
157

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të Edi Ramës në fjalën e tij në Kuvend. Sapo e nisi fjalën, Basha ka akuzuar Ramën dhe deputetët socialistë si të lidhur me krimin.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Po rri këtu duke fshehur lepurin në bark nga ai që i thotë vetes Kryeministër. Qeshni ju deputetët nga zori. Për çfarë qeshni ju? Për ata që u vranë në Lushnje? Për çfarë qeshni si kukull?

Se nuk ju ka lënë shteg ky këtu, sepse ai është mish me ta. I kemi pasur këtu ata dhe i kemi akoma këtu, e dinë shqiptarët: për të dënuarit për drogë, për vrasje, që Edi Rama i solli në këtë sallë, për të dënuarin për prostitucion që Rama e bëri kryetar bashkie.

E harruat Griseldën? Se disa të rinj pyetën cila ishte Griselda? Një vajzë e re që futi jastëkun

E dini ju se nuk keni parti në Lezhë?

Qani hallin e PD. A e dini se në degë të Shqipërisë, partinë tuaj e sundon krimi, kriminelët?! Si këta këtu, në zyrat tuaja, kur merr pistoletat në mbledhjen e kryesisë së partisë suaj, doemos dhe në degë.

Fjala vijon poshtë videos

https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/1613931725354777/

Për Durim Keçin

Pse Durim Keçit iu fsheh për muaj të tëra kërkesa dhe ju e dinit që do të hanit thuprën nga Gentilioni. Ti nuk e lufton dot krimin e organizuar se ti je vetë krimi i organizuar.

Ti vjen këtu me dërdëllisje me kompleksin e të pashkollit, që ta ka nxjerrë Petrit Vasili. Po po, se pa shkollë je. Po, pa shkollë je, se ti nuk zgjedhje shkollën, por dëftesat falso, krimin, me këta erdhe në pushtet. Meqë je larguar nga salla se s’ta mban të jesh këtu s’më mbetet tjetër veç t’u drejtohem shqiptarëve se shqetësimi im nuk është ky njeri, por gjëma e madhe që po i ndodh këtij vendi.

Për blerjen e votës

Raporti i qartë e di drejtpërdrejtë i OSBE na jep mundësinë të zgjedhim tre fakte të thjesht: Fakti një se vota e qershorit u ndikua, dhunua, ble, për herë të parë ne 27 vite dhe ky është shqetësimi i parë i OSBE. Vota u ndikua, u dhunua u ble nga Edi Rama dhe PS. Fakti tre është se Rama e ndikoi, dhunoi, bleu votën me bandat. Këto fakte i dinë shqiptarët. Më 25 qershor u krye një atentat ndaj demokracisë.

Për Elbasanin, Lushjen

Ngjarjet e muajit të parë të qeverisjes dhe klanit kriminelo-politik janë një ilustrim i qartë. Ajo që ndodhi dy javë më parë ishte shkaku për shtyrjen e  kësaj seance. Qazim Sejdini dhe kriminelët në Elbasan, trafikantë heroine, kriminelë të ëkrkuar nga Interpelo, janë makineria që mban në pushtet Edi Ramën. Këta kriminelë që nuk guxojnë t’i përmendë me emër, janë jashtë vendit me ndihmën e këtij. Kjo është arsyeja pse në Elbasan, sikundër në Lushnje, vendosin bandat dhe kriminelët.

Thelbi i këtij modeli që tregon se Elbasani, Lushnja, Shijaku, nuk janë rastësore. Ato janë thelbi ekonomik dhe politik, shkrirja në një e krimit, politikës, biznesit nën kontrollin direkt të Edi Ramës.  Për të mos pasur asnjë keqkuptim, nuk është kjo as metaforë por përshkrim i realiteti objektiv. Ky gjysmën e kohës si kryeministër e ka kaluar në shoqërinë e kriminelëve. Realiteti është se Edi Rama ka marrëdhënie direkte, personale, me kriminelë, trafikantë dhe biznesmenë të lidhur me krimin.

Në Durrës

Në Durrës i ka bërë të gjitha në lidhje me Vangjush Dakon dhe këto i dhanë votat Edi Ramës ne Durrës, Shkodër, Lezhë, Shijak, Kavajë, Lushnje, Fier, Vlorë, dhe në Korçë me bandën e Rragamit dhe bandës së 7 dyqaneve aty ku flet dhe fle me kriminelet. E njëjta skemë që ke përdorur gjithë këto vite rresht.

Po Taulant, ju rrini bashke dhe është e njëjta skeme që ke përdorur në  6 vjet. Rroshin e trajtove si makinerinë e votave duke e shkrirë në një me pushtetin, PS-biznesin. Çdo emërim në Kavajë bëhej vetëm me pëlqimin e Elvis Roshit, njësoj në Durrës me Vangjush Dakon dhe  kudo.

Shqipëria është sot në gjunjë para krimit. E pambrojtur, e trembur, e pasigurtë dhe përgjegjësi je ti Edi Rama, se ke përgjegjëisnë dhe je në shtrat me krimin.

Kriminelët vrasin në mes të ditës në mes të shtetit dhe ti zgërdhihesh. Nuk ke vthënë asnjë fjalë këtu për viktimat e pafajshme të tritolit dhe kallashanit se ti je i pandjeshëm dhe në kuptimin personal. Janë plagosur kët dy ditë një 55-vjeçar dhe një 18-vjeçar nga bandat.

Këto banda kanë lënë gjurmët e tyre në 25 qershor në të gjithë Shqipërinë.

Sa për bilanc, në 4 vite qeverisje ti ke arritur ta ndryshosh drejtimin politik të vendit. Në vend të kishte Shqipëria prioritet punësimin eintegrimin ka temë të ditës drogës, krimin, lidhjen e tua me krimin dhe rritjen e aktivitetit kriminal. E pe Barometrin e Ballkanit, gjysma e popullsisë dëshiron të largohet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here