Basha zbulon ‘sekretin’: Ambasadorët e SHBA-së e Italisë e kanë paralajmëruar Ramën për lidhjet e tij me krimin

0
209

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë fjalës në parlament menjëherë pas asaj të Edi Ramës që zgjodhi të sulmojë paraprakisht opozitën zbuloi edhe një detaj për shqetësimin e madh që kanë partnerët ndërkombëtar për lulëzimin e krimit të organizuar në vend.

Basha sapo mori fjalën i kërkoi llogari kryeministrit se pse nuk foli as një fjalë për ngjarjen e Elbasanit, ku dy autorët kryesorë të ngjarjes janë larguar nga Shqipëria dhe ndodhen në Hollandë. Po kështu Basha tha se Rama ka fshehur kërkesën e Interpolit për arrestimin e trafikantit Durim Keci.

“U desh që të shkosh tek Gentiloni që të marrësh thuprën për krimin e organizuar. Ta ka përmendur edhe ambasadori amerikan, por ti nuk ke asnjë fjalë se je pjesë e krimit të organizuar”, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here