Basha-Ramës: Bullshit! Vetëm tallje, dokrra hini. Nuk mbështet shqiptarët por krimin e organizuar

0

 

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ia ka përsëritur në sy fjalën “Bullshit”, kryeministrit Edi Rama, që Rama ia solli në kujtesë për t’i argumentuar se dikur Basha e kishte sharë. Mirëpo Basha theksoi se nuk kishte fjalë tjetër veç Bullshit, kur Rama fliste për peshq e zogj dhe jo për drogën e krimin.

“Rama ka zgjedhur të bëjë atë që bëri dhe në zgjedhjet e fundit, tallje, dokrra hini, se nuk është aty me mbështetjen e shqiptarëve, por me mbështetjen e atyre pa të cilët nuk është asgjë, krimin e organizuar.

Partnerët e organizuar i kanë vënë mbi shpatulla krimin. Kur vetë peshkatari është peshku më i madh nuk e kap dot. Ata nuk i kapi për xhakete ai, por i gërmoi, i bëri deputetë, kryebashkiakë, i bëri drejtorë.

(I drejtohet deputetit të PS nga salla)

Ti aty që je qesh nuk je bërë ministër, se si duket nuk e ke bandën aq të fortë.

(I drejtohet ministrit Ahmetaj, që i flet pas shpe)

Do ta shohim fatin tënd, nuk shpëton dot si shpëtove herën e fundit.

Basha i kthehet replikës me Ramën)

Ti i hoqe emrin, Durim Keçit, nga lista e Interpolit dhe më thua të mbaj unë përgjegjësi. Çfarë të mbaj përgjegjësi unë?!

Ti po largon çdo muaj shqiptarët nga vendi dhe më thua mua mbaj përgjegjësi?!

Ti ke rritur taksat, ke rritur çmimet e konsumit, ke mbyllur bizneset dhe më thua mbaj përgjegjësi?! “

Lini nje pergjigje