Zbardhet emri, ja kush është njeriu i dyshuar për masakrën me dy të vdekur në Lushnje

0
173
Prokuroria dhe Policia e Lushnjes duket se e kanë emrin e personit të dyshuar për masakrën e djeshme të ndodhur në mes të qytetit.

Burime nga policia thanë për ABCNews kanë bërë të ditur se është shpallur në kërkim Laert Haxhiu, si personi i dyshuar që ka qëlluar dhe vrarë me kallashnikov Jurgen Hoxhën dhe Zamir Latifin, ndërsa mbeti i plagosur rëndë Marius Xhepexhiu dhe një kalimtar.

Ky i fundit ka vrarë shokun e Aldo Bares, Gerti Lala i njohur me nofkën “Iriqi” në vitin 2009. Haxhiu doli nga burgu për vrasjen në fund të 2014-ës, ndërsa u arrestua sërish në Qershor të vitit 2015 për trafik heroine gjatë operacionit të koduar “Smart”, por më pas duket se është lënë i lirë.

Haxhiu është i dyshuar edhe për atentatin e vitit 2016 ku mbetën të plagosur Xhulio Shkurti  dhe Sajmo Xheliu nuk u arrestua asnjë person ndërsa i dyshuari kryesor nga policia ishte Laert Haxhiu 25 vjeç.

Atentati në mes të Lushnjes

Në datën 11.10.2017 në lagjen “Loni Dhamo”, në vendin e quajtur “Ura e Përroit” Lushnje, nga persona të paidentifikuar ende është qëlluar me armë zjarri automatik dhe si pasojë kanë ndërruar jetë 2 shtetas, ka mbetur i plagosur rëndë 1 tjetër, si dhe ka marrë dëmtim të lehtë edhe një shtetas tjetër  i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve pa probleme për jetën.

Viktimat janë shtetasit Z. L, 23 vjeç dhe J. H., 22 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnje. Shtetasi i plagosur rëndë është M.Xh, 26 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, i cili po transportohet për në Tiranë. Si dhe ka marrë dëmtim të lehtë shtetasi B.T, 66 vjeç.

Makina e djegur

Gjithashtu në Sallën Operative Lushnje ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Lushnje Berat, në po digjet një mjet. Grupi hetimor ka shkuar menjëherë ku ka gjetur në  automjet tre arme zjarri automatike. Automjeti dyshohet se mund të jetë i autorëve.

Është ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Kush janë viktimat

Viktimat janë Zaimir Latifi, 23 vjeç dhe Jurgen Hoxha, të cilët thuhet se janë miq të nipit të Aldo Bares. Të rinjtë, që dyshohet se ishin dy shënjestrat e atentatit, po qëndronin pranë një lokali të frekuentuar prej tyre thuasje çdo ditë. Nga Hyrja e qytetit ka ardhur mjeti ku ndodhej një person me maskë dhe me kallashnikov në dorë, i cili ka qëlluar me breshëri duke i vrarë në vend dy të rinjtë. Më pas automjeti është larguar për në perëndim të qytetit. Vendi ku ndodhi vrasja është shumë pranë komisariatit të policisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here