Receta kundër rrudhave, nga mjeku i famshëm popullor

0

Maurice Mességué është një nga mjekët popullorë më të vlerësuar viteve të fundit. Sipas tij, “ndihma e parë” kundër rrudhave është maska e krijuar nga elbi. Ai këmbëngul se kjo recetë jo vetëm parandalon shfaqjen e rrudhave, por është e aftë edhe të reduktojë pamjen e rrudhave ekzistuese.

Përbërësit: 200 gr elb, 1 litër ujë, një garzë/napë.

Përgatitja: në një litër ujë hidhni 200 gr elb dhe lërini të zihen për 1 orë. Elbi do të marrë formën e puresë. Me anë të një nape kulloni lëngun e krijuar, i cili do të dalë i trashë.

Përdorimi: para se të përdorni këtë maskë, pastrojeni fytyrën mirë. Më pas, lyeni fytyrën me lëngun e elbit dhe lëreni për 20 minuta. Ju mund të pini edhe një filxhan të këtij lëngu dhe mund ta rregulloni shijen me një lugë mjaltë. Aplikojeni këtë paskë 2 herë në javë. Pas disa javësh, fytyra do të jetë më elastike, më e butë dhe rrudhat do të reduktohen dukshëm.

Lini nje pergjigje