PD dhe LSI bashkojnë firmat, kërkojnë përjashtimin e Ramës, Vasili: Rama kryebrigadieri i ordinerllëkut, fyen kolegët

0
175

PD dhe LSI bashkojnë firmat, kërkojnë përjashtimin e Ramës, Vasili: Rama kryebrigadieri i ordinerllëkut, fyen kolegët!

Sipas Vasilit Rama në mënyrë të përsëritur fyen nga pas krahëve deputetët që janë duke mbajtur fjalën në foltoren e Kuvendit. Vasili tha se mbledhja e firmave bëhet jo vetëm për përjashtimin e Ramës 10 ditë nga punimet e Kuvendit, po edhe largimin e Ruçit nga drejtmi i punimeve, pasi mban sy standarde.

“Kërkesa është e qartë, zoti Ruçi mban dy qëndrime, kjo pasi ai ka ardhur që të kënaq kryeministrin e vendit.

Kjo pasi Rama kur flasin kolegët, ai iu drejtohet me një fjalor ordiner, ashtu si edhe në katërvjeçarin e shkruar, ky është standardi I dyfishtë që duhet të marr fund. Rama është kryebrigadieri i këtij odrinerllëku.

Qëndrimi ndaj Ramës është qëndrim i të gjithë opozitës, pyetja shtrohet a duhet të jetë Ruçi më në krye të Kuvendit pas dy standardeve që mban”, u shpreh Vasili.

Kujtojmë se gjatë seancës së sotme demokratët pretendojnë se Rama ka fyer ish-kryeministrin Berisha me fjalët ”i rrjedhur” dhe seanca është ndërprerë deri në orën 17 të pasdites.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here