• Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Top Bar Navigation
Gazeta Standard Online
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra
No Result
View All Result
Gazeta Standard Online
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mirëse-ri-vini në epokën “parti-shtet”, aty ku protestohet në emër të qeverisë

12 October, 2017
in Aktualitet, Koment, Kryesore, Politikë
0
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Gëzim Saliu

Një ngjarje sa komike, për nga përmbajtja, aq edhe tragjike sa i përket standardeve demokratike dhe frymës së protestës në Shqipëri, u zhvillua sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndoshta për të parën herë në histori, duke lënë mënjanë tubimet qartësisht me sfond politik, u organizua një protestë në mbështetje të qeverisë dhe në kundërshtim me pjesën më të madhe të popullsisë. E organizuar nën “përkujdesjen” eshoqatës “Bashkimi tregtar i Shqipërisë” dhe nën mbështetjen e një mase qytetarësh, të cilët për hir të së vërtetës i ngjanin më shumë pjesëmarrsëve militant të administratës në mitingjet politike, protesta pati në qendër të saj “luftën ndaj informalitetit”. Duke ju bashkuar nismës së qeverisë për vendosjen e TVSH-së për biznesin e vogël, kjo protestë tentoi të paraqiste në publik, “mbështetjen” që gëzon aksioni në popull. “Sot marshojmë në Bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, nga ora 15:00 deri në orën 16:00, me moton “Për një ekonomi më të drejtë”. Të gjithë pjesmarrësit në marshim dhe qytetarët, të cilët dëshirojnë të solidarizohen me këtë nismë, do të pajisen me një tullumbac të zi si një gjest simbolik, duke krijuar të gjithë bashkë një njollë të zezë (informalitetin), njollë e cila perfaqëson “paradën” e përditshme në qiell të hapur të këtij fenomeni negativ në vendin tonë. Në fund të këtij aktiviteti pjesmarrësit do të ftohen të kryejnë xhestin e tyre simbolik, të plasin tullumbacin e zi si revoltë ndaj këtij shqëtesimi të çdo aktori në vend”, thuhej në njoftimin e Shoqatës.

LexoEdhe

Koço Kokëdhima: PS në duart e mafiozëve, Veliaj intriga e vogël e Ramës

Kryemadhi: Rama në panik, i destabilzuar mendërisht! Takimi në Vlorë me të punësuar nga rrethet!

Kryemadhi: Djegia e mandateve është e vetmja rrugë demokratike që i ka mbetur opozitës!

Pa më të voglin dyshim, lufta ndaj informalitetit përbën një aksion që duhet mbështetur nga të gjithë. Por kur kjo luftë ndërthuret me “masa mbytëse” sic është ajo e regjimit të TVSH-së për biznesin e vogël, atëherë nuk ka më vend për mbështetje popullore, e aq më pak për protesta pro-qeveritare.  Kështu ndërsa debati gjithnjë e më i madh për vendosjen e TVSH-së po synon të kthejë mbrapsht këtë masë qeveritare që dënon me falimentim të paktën gjysmën e biznesve të vogla, në mes të Tiranës zhvillohet një protestë që mbështet qeverinë!

Sigurisht prapaskena qeveritare në këtë protestë është lehtësisht e dukshme e megjithatë shqetësues është fenomeni, i cili mund të kthehet në një ngjarje të ripërsëritur shpesh në ditët, muajt apo vitet e ardhshme. Përdorimi i “masës popullore” përmes protestave të “pavarura”, si mbështetëse të reformave qeveritare padyshim na kthen pas në kohë e sigurisht nuk i shkon për shtat një vendi që ka 27 vite që i ka “larë duart” me “partinë-shtet”.

Në fakt janë të pakta vendet ku protestohet në mbështetje të qeverisë dhe në ato pak vende ku ndodh ky fenomen i rrallë, ose ka mungesë demokracie të theksuar, ose vendi ndodhet nën regjim autokratik ose mbizotëron sundimi i oligarkisë. Nuk e dimë se në cilën kategori nga këto të trija përfshihet rasti i Shqipërisë, por me siguri mund të pohojmë se secila prejt tyre është shumë larg shtetit demokratik . Marshimi me urdhër nga “lart” është padyshim një kthim shumë pas në kohë për Shqipërinë.

 

 

 

 

Tags: Gëzim Saliu
ShareTweetPin
Previous Post

Luan Rama thirrje Ruçit: Mos e mbillni Shqipërinë me minoritete!

Next Post

Gjykata merr vendimin: Liron bandën e drogës, KLD nis verifikimin ndaj gjyqtarit

Merita Cela

Merita Cela

Next Post

Gjykata merr vendimin: Liron bandën e drogës, KLD nis verifikimin ndaj gjyqtarit

Discussion about this post

Lajmet e fundit

Politikë

Koço Kokëdhima: PS në duart e mafiozëve, Veliaj intriga e vogël e Ramës

by theboss
18 February, 2019
0

A është e gatshme Partia Socialiste për një mocion mosbesimi ndaj Ramës? A ka potencial kjo parti të reformohet dhe...

Read more

Kryemadhi: Rama në panik, i destabilzuar mendërisht! Takimi në Vlorë me të punësuar nga rrethet!

18 February, 2019

Kryemadhi: Djegia e mandateve është e vetmja rrugë demokratike që i ka mbetur opozitës!

18 February, 2019

“Kërpudha e dhunuar”. Marco Mazzi: Relacion i vërtetë me botën reale, ja pse duhet një reflektim!

18 February, 2019

Seri atentatesh. Vlorë/ Hakmarrja mes dy fiseve, 7 të vrarë për një sherr në baste!!!

18 February, 2019
  • Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Footer Navigation

© 2018 Instant.al Digital Agency -

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra

© 2018 Instant.al Digital Agency -