Butrinti/ “Po ndërtoni muze apo kafene?”, ministrja Kumbaro habit me përgjigjen

0
384

Është zhvilluar sot seanca dëgjimore për ndërtimin e parkut të Butrintit, ku në qendër të debatit është vënë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro si dhe kryetarja e komisionit, Albana Vokshi.
Opozita kërkon ndërprerjen e menjëhershme të punimeve në parkun arkeologjik të Butrintit, ndërsa ministrja e ka justifikuar gjithçka me “ndërtime që po bëhen me material të lëvizshëm dhe jo me beton”.

Ka qenë pyetja e Valentina Dukës ajo që e ka befasuar ministren Kumbaro, e cila ka shtangur një çast.

Gjeni më poshtë debatin mes Mirela Kumbaros dhe Valentina Dukës:

Valentina Duka: Zonja ministre, po ndërtoni muze apo kafene?

Mirela Kumbaro: Më falni, nuk e kuptoj pyetjen. Muzeu ekziston e në vazhdën e ndërhyrjeve, muzeu ka pas problem të rënda lagështire. Muzeu është tjetër gjë. Sikurse kemi bërë restaurimin e kalasë…

Valentina Duka: Po flasim për ndërtesën. A do e bëni kafene, se thatë se ka qenë një godinë që shërbente si kafene…

Mirela Kumbaro: Jo, thashë që ka qenë një godinë me funksione të ndryshme, por s’ka rëndësi kjo. Nuk ka ndërtim, nuk ka ndërtim, ka rehabilitim të një godine ekzistuese me material të lëvizshme…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here