Zbardhet një nga vrasjet pa autor, killerin e tradhton celulari i viktimës: Ia vodhi pas ekzekutimit (EMRAT)

0
136

Një vit pas zhdukjes dhe vrasjes së teknologut të Ballshit, Shefo Duraj, policia e Fierit ka zbardhur ngjarjen. Pas një sërë hetimesh, policia ka arrestuar autorin e ngjarjes së ndodhur më 29 nëntor 2016 në Mallakastër, ku një bari gjetur trupin e pajetë të 57-vjeçarit në pyllin e fshatit Kalenjë.

 

 

Shefo Duraj , teknolog në Ballsh, ishte shpallur në kërkim që në datën 14 nëntor 2016, pasi familjarët nuk kishin patur më kontakt me të, pas një telefonate ku i njoftonte se do të shkonte për ngushëllim tek një shok.

Arrestimi i autorit të ngjarjes, Feti Yzeiraj, 41 vjeç, banues në fshatin Aranitas të Mallakastrës, u bë në kuadër të operacionit të koduar “Shkunjëza”, pas urdhër ndalimit të Prokurorisë së Fierit për “vrasje me dashje”, që mban datën 9 tetor 2017.

Sakaq, mësohet se detaji që ka tradhtuar autorin e ngjarjes është një celular që i është gjetur autorit të dyshuar, i cili i përket viktimës.

Sakaq, vijon puna për dokumentim in e plotë të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here