Më në fund çifti e pranoi! Ja fotot romantike që poston Klea me këngëtarin Elgid Doda

0

Pas shumë zhurmave dhe thashethemeve lartë e poshtë ku flitej për lidhjen mes bukuroshes Klea Huta dhe këngëtarit Elgid Doda, më në fund ajo vendosi ta pranojë. Edhe pse jo më larg se dje ajo ishte ftuar në emisionin “Rudina” dhe e pyetur nëse ishte e lidhur apo kishin diçka me këngëtarin Doda, ajo tha që ishin vetëm miq dhe asgjë më tepër. Ja që mesa duket ka ndryshuar mendje. Kjo vihet re në një postim në faqen e saj në Instagram, Klea ka qenë pikërisht ajo që ka postuar një foto të saj me Elgidin shumë romantike pa asnjë nënshkrim nën të. Gjithsesi fotoja flet shumë, dhe kishte ardhur gjithsesi koha që ta pranonte një lidhje kaq shumë të përfolur mes tyre. Një çift vërtet i bukur, urojmë që të zgjasë sa më shumë dashuria mes tyre!

  

 

Lini nje pergjigje