Legjenda e grave Vampire?! Njerëzit kanë akoma frikë sepse një ditë…

0

Në Meksikë vazhdon akoma të besohet në shtriga që dalin natën në kërkim të viktimave, të cilave iu thithin gjakun ashtu si vampirët në kultura të tjera. Ata i besojnë akoma thënies “E ka thithur shtriga”. Nga vjen ky supersticion? Si të gjitha traditat në Meksikë edhe kjo legjendë e ka origjinën prehispanike.

Në Tlaskala (një nga 31 shtetet e Meksikës), këto krijesa quhen tlaeuelpuçis që në gjuhën náhuatl (gjuhë e folur nga popullsia nahuas në Meksikë) do të thotë purifikues i ndritshëm. Tlauelpuçis ishin shtriganë që kishin aftësinë të shndrroheshin në kafshë dhe të kryenin vepra gjaksore. Sot ky kuptim është i lidhur me shtrigat. Tlaeuelpuçis janë gra që i shohin të gjithë, të cilave Zotat u kanë dhënë një dhuratë që disa i keqpërdorin. Ato e kuptojnë këtë dhuratë kur u vijnë mestruacionet e para dhe në atë moment hyjnë në kontakt me fuqitë e tyre. Pas shumë praktikave ato zotërojnë teknikën e shndërrimit në kafshë. Thuhet se pasi arrijnë formën e tyre kafshërore rrethohen nga një aurorë që paralajmëron prezencën e tyre.

Tlauelpuçis janë vetmitare në ndryshim nga shtrigat në kulturat e tjera. E njohin njëra-tjetrën, kur marrin formën njerëzore dhe respektojnë territorin e gjithsecilës, si dhe janë edhe shumë agresive. Nuk sulmojnë kurrë familjarët e vet, me përjashtim nëse dikush bën të ditur sekretin e tyre. Tlauelpuçis ushqehen me gjak njerëzor, më shumë preferojnë atë të fëmijëve të vegjël që janë më të preferuarit, të cilët i tërheqin me formën e tyre si kafshë ose si mjegulla që kalojnë përmes portës dhe dritareve. Thuhet se zotërojnë fuqi hipnotike me të cilat venë në gjumë viktimat.

Duhet patur më shumë frikë kur bën ftohtë dhe bie shi sepse atëherë kanë më shumë dëshirë për të kërkuar viktima të sapolindura. Kur i ka zënë gjumi fëmijët tlaeuelpuçis kthehen në gra, thithin fëmijët dhe dalin me ngut nga shtëpia. Kur zgjohen prindërit kuptojnë se i vogli i tyre ka shenja të thithjes në gjoks, shpatull dhe qafë. Ngadonjëherë kur një njeri është nën hipnozë vjen rrotull dhe mund të kryejë një vetëvrasje. Fuqitë e tyre janë të pa transferueshme. Nëse ndonjëra prej tyre vritet, vrasësi kthehet në një tlaeuelpuçis. Ato shfaqen nga mesnata deri në orën katër të mëngjesit. Për t’u transformuar ato përgatitin një zjarr me dru, me rrënjë të bimës së agaves dhe të bimëve mjeksore që nxitin abortin tek gratë. Pasi është gati zjarri ato ecin sipër tij tre herë nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim, pastaj i drejtohen vendit, ku është viktima e rradhës.

Ato mund të mbahen larg duke vendosur gjilpëra, gërshërë, sende prej metali rreth krevatit të fëmijës, një pasqyrë në portë ose pak ujë. Megjithatë besohet se mënyra më e mirë për t’i mbajtur larg është të vendosni mbi gjoksin e fëmijës hudhra, ose fletë qepe rreth krevatit të tij. Më parë, kur zbulohej identiteti i saj gjykohej dhe më pas egzekutohej. Legjenda urbane thotë se egzekutimi i fundit i një tlauelpulçi ka ndodhur në vitin 1973. Edhe pse ka kaluar kohë frika ndaj tyre akoma nuk është zhdukur.

Lini nje pergjigje