Konsullata shqiptare në Milano tashmë ka një godinë të re.
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se konsullata do të jetë e përbashkët: Shqipëri-Kosovë:
“U ngritën sot edhe flamujt në godinën e re të Konsullatës Shqiptare të Milanos. Në vijim do të çelim të tjera stacione dinjitoze e të përbashkëta për shërbimet konsullore për shqiptarët nëpër botë”.
Vetë konsullata, në një njoftim, kishte bërë me dije për ndryshimin e selisë: NJOFTOJMË QYTETARËT QË KONSULLATA E PËRGJITHSHME NË MILANO DO TË QËNDROJË MBYLLUR NË DATAT 2 TETOR 2017 – 6 TETOR 2017. KONSULLATA DO TË RIFILLOJË PUNËN NË DATËN 9 TETOR 2017 NË SELINË E RE QË NDODHET NË “VIA SAN MARTINO 10 – MILANO”.