Kejdi Mehmetaj: Skandali i radarëve, institucionet në shërbim të trafikantëve të drogës

0
112

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj, e ftuar në emisionin ‘Intervista e Mbrëmjes’ në Channel One, ka folur mbi çështjet e diskutuara në mbledhjen e fundit të Grupit Parlamentar të LSI-së, ku është përqendruar kryesisht tek çështja e radarëve, gjë për të cilën edhe nënkryetari i LSI-së, z. Luan Rama, e ngriti si shqetësim me anë të një konference për mediat. Kejdi Mehmetaj është shprehur se LSI e ka ndjekur me vëmendje këtë çështje, pasi kjo është një çështje serioze. Sipas saj, mosfunksionimi i radarëve tregon ekzistencën e transportit të lëndëve narkotike nga brigjet shqiptare dhe për këtë ajo ka kërkuar një reagim nga ana e qeverisë dhe e kryeministrit Rama, i cili sipas saj, s’bën gjë tjetër veçse tregojnë mungesë serioziteti ndaj qytetarëve për këtë situatë të krijuar.

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ngriti edhe njëherë tjetër çështjen e mosfunksionimit të radarëve. Ju së fundmi zhvilluat edhe mbledhjen e grupit parlamentar? A u diskutua kjo çështje?

Po, prandaj edhe z. Luan Rama doli në konferencë për shtyp, në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim për të bërë me dije një nga iniciativat që ne do të mbështesim në vazhdim, të vetë z. Luan Rama, për të thërritur në dëgjesa dhe për të ngritur gjithë shqetësimin e nevojshëm, institucional në këtë rast, në lidhje me problemin e mosfunksionimit të radarëve. Z. Rama së bashku me një grup brenda LSI-së e ka ndjekur këtë çështje në detaj, ka mbledhur gjithë informacionin e nevojshëm për këtë çështje, për të cilën ka pasur disa reagime me fakte, pothuajse të përditshme. Radarët nuk janë funksionalë, nuk janë operacionalë dhe në Shqipëri hyjnë e dalin mjete të paidentifikuara që kanë bërë transportin e lëndëve narkotike. Nga informacionet që kemi, Shqipëria është kthyer në një qendër të trafikimit të lëndëve narkotike. Dhe radarët janë kyç në këtë moment për të frenuar këtë fenomen.

Por, nga ana tjetër nuk kemi një kundërreagim të qeverisë, nga ministria e linjës…

Tashmë është bërë normane që qeveria, dhe në rastin konkret kryeministri Rama vetë, duhet të bëjnë reagime në lidhje me çështje të tilla që shqetësojnë jo pak qytetarët shqiptarë. Besoj se kjo duhet të sjellë një reaksion popullor, sepse kjo sjellje e kësaj qeverie tregon mungesë serioziteti ndaj qytetarëve. Unë personalisht u bë kohë që nuk e dëgjoj më kryeministrin, sepse e di që nga ai do dëgjoj thjesht batutën e radhës. Një kryeministër që merret me një këngëtar, i cili në fakt në profesion nuk është as i tillë, për vendin e tij të punës, a thua se e keqja e Shqipërisë na vjen nga talente të cilët vendosin të japin kontributin e tyre profesional në institucionet shtetërore.

Ju do të diskutoni të enjten e ardhshme në seancën plenare për reformën zgjedhore? Grupi juaj ishte dakord me shtyrjen nga java e kaluar…

Jo, nuk ishte dakord. Ka një konfuzion ndoshta mediatik për qëndrimin e LSI të asaj dite. Çdo gjë është shumë e thjeshtë. Ishte lënë që diskutimet të bëheshin në momentin që do kishte një dakordësi. Ndërkohë që të enjten shkojmë para faktit të kryer që emrat ishin propozuar dhe që me të drejtë PD kërkonte që të kishte dhe diskutim për çështjen në fjalë. Për këtë ne kërkuam kohë për t’u përgatitur duke qenë se nuk ishte dakordësuar në konferencën e kryetarëve dhe aq më pak që nuk kishte pasur një takim nga anëtarët e grupeve. Kështu që javën e ardhshme patjetër që do të diskutojmë për reformën. Do të diskutojmë sepse nuk është çështja tek reforma zgjedhore, por tek leximi i drejtë i votës së popullit kur vjen dhe kjo e drejtë pa u presionuar dhe pa u blerë. Nga raporti i OSBE/ODIHR thotë se ne po bëjmë tashmë një betejë politike, nga ata që vërtet vlerësojnë proceset zgjedhore dhe rekomandimet e tyre presupozohen të jenë të rëndësishme për  zgjedhjet e ardhshme të një vendi. E thënë e zeza në të bardhë, vota u ble masivisht dhe u shit në zgjedhjet. Krimi ishte pjesë e zgjedhjeve, qoftë si kandidat për deputet apo si mbështetës i partive politike. Administrata u përdor drejtpërsëdrejti po prapë për qytetarët duke shkëmbyer vendin e punës në këmbim të votës.  Këto janë çështjet të cilat ishin ndër të tjerat të adresuara kryesisht dhe nga raporti që kërkojnë patjetër të marrin një zgjidhje. Për aq kohë sa presupozohet të jetë demokratik, vota e qytetarit nuk është  e lirë dhe nuk lexohet drejt, imagjino pastaj se si mund të presim ne që proceset e tjera të ndodhin ashtu siç duhet. Prandaj ka nevojë për diskutim dhe LSI-a do të diskutojë për këtë çështje.

LSI rrezikon mos të përfaqësohet në Komisionin për Reformën zgjedhore pasi palët kanë rënë dakord PS-PD me përfaqësim 5 anëtarë njëra palë e 5 tjetra.

Nuk është kështu ekzaktësisht. Ka një  çështje që e zgjidh fare thjeshtë rregullorja e parlamentit që të gjithë partitë politike duhet të përfaqësohen në çdo komision apo në çdo grupim të ndërtuar brenda parlamentit për funksione të marrjes së vendimeve për ligjet e kështu me radhë. Kështu që në të gjitha rastet, Lëvizja Socialiste për Integrim pavarësisht çdo marrëveshjeje politike, i takon që të ketë një të tretën e pozicioneve të opozitës në çdo komision të ngritur qoftë edhe kjo për reformën zgjedhore.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here