Dashuri mes blogeresh…shikoni si sillen Armina dhe Lori me njëra-tjetrën

0

Ka qenë make-up artisti i njohur Ariel, i cili bëri bashkë në një darkë të vetme shumë nga emrat e njohura të njohura si të showbizit shqiptar ashtu edhe të blogere mjaft të njohura.

Pas disa intervistash make-up artisti i njohur, i cili prej disa kohësh jeton në një shtëpi në Los Angelos me vajzën e këngëtares Alberie Hadërgjonaj, Anxhelina e ka përmbyllur këtë udhëtim në Shqipëri me këtë darkë magjike.

Mes të ftuarave kanë qenë edhe motrat Hoxha dhe gjithashtu Armina Mevlani.

Madje ato janë ulur pranë njëra-tjetrës dhe gjatë gjithë kohës kanë shkëmbyer foto, postime, të qeshura duke u treguar më të afërta se kurrë. Ja tek i shohim së bashku edhe në postimin në rrjete sociale të Arminës.

Nuk është hera e parë që vajzat janë të afërta më njëra-tjetrën pasi reciprokisht i kanë bërë komente dhe komplimenta në foto secilës.

Si Armina ashtu edhe Lori kanë blogun e tyre ku tregojnë stilin e tyre të të veshurit duke u bërë pikë referimi për shumë vajza.

Gjithashtu si Armina dhe Lori janë mjaft të njohura për udhëtimet e tyre jashtë Shqipërisë,në vende mjaft të bukura dhe të veçanta.

Ndonëse mund të dukej se mes tyre ka patur rivalitet diçka e tillë nuk duket aspak, madje nuk është dukur në asnjë çast mes dy bukurosheve, secila mjaft e suksesshme.

Armina Mevlani është vajza e spikerit të njohur të ekranit, Arben Mevlani si dhe partnerja e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni.

Ndërsa Lori Hoxha është trashëgimtare e Top Channel, pasi është vajza e themeluesit të ndjerë, Dritan Hoxha.

Lexo më shumë në: http://kosovarja.al/showbiz/

Lini nje pergjigje