Rama del bllof me lehtësimin e dokumentave, kompjuterat s’punojnë, mungon interneti

0
193

Dy ditë pas urdhrit të Kryeministrit Rama për pajisjen e qytetarëve me 24 dokumenta në sportelet e institucioneve ku ato kërkohen, emisioni ‘BOOM’ solli fakte të dështimit të zbatimit të tij në disa institucione, pasi sistemi nuk funksion. Zyrat e gjendjes civile nuk lëshojnë më certifikata, por në vendet ku ato kërkohen si dokument është e pamundur të printohen nga portali e-Albania sipas urdhërit të shefit të qeverisë për shkaqe teknike, pasi mungojnë kompjuterat dhe interneti. Kështu ndodh dhe me kartën e shëndetit apo vërtetimin e pensionit.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë më datë 2.10.2017 ka nxjerrë urdhrin me numër 101 / 1 “Për lehtësimin e kërkesave dokumentare të shërbimeve të ofruara ndaj biznesit dhe qytetarëve nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet në varësi të saj”. Në këtë urdhër është përcaktuar lista me 13 dokumenta të cilat nuk do t`ju kërkohen më qytetarëve në institucione.

Përveç këtyre dokumentave, janë dhe 11 dokumenta të tjera, pasi gjithësej janë 24 dokumenta që nuk do kërkohen më.

Mes tyre dhe karta e shëndetit, vërtetim pensioni etj.  Nëse një person shkon të bëjë një vizitë te mjeku, nuk duhet t`ja kërkoj mjeku fare kartën e shëndetit, por duhet ta shoh në sistem për qytetarin, ta printoj që aty nëse i duhet karta e shëndetit të qytetarit.

Nga njëra anë kjo e lehtëson qytetarin pasi nuk i merr kohë, por edhe redukton shpenzimet, si për qytetarin ashtu edhe për shtetin.

 

Rama: Dua ta përsëris thirrjen time për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, që të refuzojnë çdo kërkesë të çdo zyre për certifikatë në letër. Certifikatat familjare, certifikatat personale janë në sistem dhe nga sistemi zyrat e shërbimeve të shtetit duhet t’i nxjerrin pa asnjë qindarkë, në kohë reale, për t’ju dhënë qytetarëve shërbim.Vërtetimet e pensionit, po ashtu. Pensionistët nuk kanë më asnjë arsye të bëjnë as dhe një metër rrugë dhe të humbasin as dhe një sekondë në radhë për të marrë vërtetim pensioni. Karta e shëndetit, po njësoj; Të gjitha këto, sot që flasin, nuk ekzistojnë më për qytetarët, nuk ekzistojnë më për kompanitë. I takon zyrës së shtetit, nëpunësit përkatës që t’i sigurojë ato, për llogari të qytetarit, përmes kompjuterit. Dhe nuk duhet të lëvizi njeriu nga sporteli nëse s`ja bën. Të rri atje dhe të kërkoj t`i bëhet dhe ta denoncoj nëse nëpunësi nuk ja jep.

Qendra Shëndetësore Tiranë kërkon kartë shëndeti

Por e kundërta ndodh në sportelet e shtetit.Gazetarja e BOOM ishte në një qendër shëndetësore për të bërë analiza dhe nëse nuk do të kishte me vete kartën e shëndetit nuk do të mbaronte punë.

Në qendër nuk kishte as kompjuter, as internet që mjekja të printonmte kartën nga sistemi.

Gazetarja: Mirëmëngjes.

Punonjësja:  Mirëmëngjes.

Gazetarja: Kam për të bërë këto dy analizat.

Punonjësja:  Ma jep kartën të lutem.

Gazetarja: Cilën kartë?

Punonjësja:  Kartën e shëndetit.

Gazetarja: Aaa, po sikur thanë që do verifikohen online? Edhe për kartat sikur thanë që do verifikohen online, mos ja jepni punonjësve tha se i verifikojnë online.

 

Punonjësja:  E mirë, mirë…

 

Gazetarja: Po ju keni kompjuter për shembull që ti shikoni online? Se duhet të ketë dhe infrastrukturë që…

Punonjësja:  Po, dalim te dritarja i shohim.  Mbaje kartën në dorë.

 

Dispanseria Tiranë kërkon 1 mijë lekë në mungesë të kartës së shëndetit

Gazetarja e BOOM ishte dhe tek Dispanceria, po përsëri me rekomandim nga mjeku në dorë dhe me kartën e identitetit, por i kërkuan kartën e shëndetit. Edhe këtu mungonte infrastruktura. Jo vetëm që nuk ja printuan, por i thanë shko dhe prit faturë një mijë lekë, pasi pa kartë shëndeti nuk e merr dot ndryshe shërbimin.

Gazetarja: Si jeni?

Punonjësja: Kartë shëndeti s`ke?

 

Gazetarja: Jo, kam aplikuar online.

Punonjësja: Mirë mami mirë, hajde. (Mbyll telefonin).

Gazetarja: Kam aplikuar online për kartë shëndeti, domethënë te ajo ku mora këtë rekomandimin, edhe më thanë nuk ka problem, se mund ta shikojnë online atje ku shkon që je në punë domethënë se më duhet për marrëdhënie pune kjo.

Punonjësja: Po jo, unë nuk kam ku ta shikoj. S`na kanë ardhur kompjuterat.

 

Gazetarja: S`ju kanë ardhur kompjuterat? Po si do t`ja bëjmë tani?

Punonjësja: Prit një faturë njëmijë lekëshe. Ç`a të bëj unë? Ndryshe se regjistroj dot. Nuk ke fare kartë ti?

 

Gazetarja: Nuk kam pasur unë pra kart. Se u bë një kohë e gjatë që se kisha nxjerrë. E kupton? Edhe tani kur shkova ato më thanë jo po është online, ne nuk japim më karta.

Punonjësja: Karta shëndeti?

Gazetarja: Po, për karta shëndeti. Është online karta e shëndetit, po po është online.

Punonjësja: Po, po është online, por mund ta printosh ti dhe ta marrësh. Ne nuk kemi. Ja e shef ti që s`kemi?

 

Gazetarja: Tani me këtë çfarë do bëj unë, se nuk kuptova asgjë.

Punonjësja: Prit një mijë lekë faturë te informacioni edhe hajde.

Shkojmë të presim faturën

Gazetarja: Kryeministri dje tha i merrni online, nuk keni nevojë pse të merrni kartë shëndeti tha. Ku keni nevojë të merrni shërbimin, ta hapin dhe t`ju a printojnë online.

Punonjësja: Po, po qe kompjuteri thuaj po, Kryeministrit.

 

Gazetarja: S`ka kompjuter ë?

Punonjësja: Po s`na i ka sjellë kompjuterat.

Gazetarja: Tani unë duhet të paguajë një mijë lekë thoni ju ë? Merre 10 mijë lekshin këtu.

Punonjësja plotëson faturën

 

Gazetarja: Kjo paguhet një mijë lekë kur nuk ke kartë shëndeti.

Punonjësja: Po.

Gazetarja: Edhe pse u tha që karta e shëndetit nuk do nxirret më domethënë ë?Unë duhet të paguajë një mijë lekë. Nejse, hajde s`ka problem.

Punonjëset kthejnë kusurin

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here