Mosfunksionimi i radarëve në det, Luan Rama: Do të thërrasim titullarët në Komisionin e Sigurisë

0
153

LSI do të kërkojë në Komisionin e Sigurisë, nisjen e seancave dëgjimore lidhur me titullarë dhe funksionarë të Ministrisë së Mbrojtjes për mosfunksionimin e radarëve të monitorimit të hapësirës detare, radarëve të ministrisë së Mbrojtjes dhe atyre të Policisë së Shtetit.

Luan Rama ka deklaruar sot se “në mbledhjen e sotme, Grupi parlamentar i LSI diskutoi lidhur me seancën e ardhshme, sidomos për çështjen që u kthye në debat, Reformën Zgjedhore. Duke e lënë këtë çështje për në seancë, grupi parlamentar mbështeti propozimin që bëra unë për nisjen e seancave dëgjimore në Komisionin e Sigurisë, për një realitet problematik që nxjerr në pah mosveprimin në rastin më të vogël dhe bashkëveprimin në rastin më të keq, të mosfunksonimit të sistemit të radarëve në të gjithë hapësirën detare të Shqipërisë.

Dy muaj më parë kjo çështje u bë publike për shkak të letrës që kreu i Policisë i drejtoi Ministrit të Brendshëm për trafikun e drogës, rezultat i mungesës së efiçensës së radarëve që gjenden nën autoritetin e komandës ë ministrisë së Mbrojtjes.

Nga informacioni që kam unë, kontaktet që kam, bisedat me punonjësit e Forcave Detare, rezulton se sistemi i radarëve që mbikqyrin hapësirën detare të Shqipërisë nuk është operacional, nuk ka funksionuar, që hapësira detare nuk monitorohet sipas sistemeve të NATO-s dhe Shqipëria si vend i NATO-s ka cenuar sistemet e sigurisë së vendeve të NATO-s dhe republikës së Shqipërisë. Problemi bëhet më i rëndë se jo vetëm 7 radarët e Mbrojtjes, por edhe atë të Policisë nuk kanë qënë në gjendje pune.

Natyrisht ky ëhstë një probelem i madh, skandaloz dhe duhet nxjerrja menjëherë e përgjjegjësisë së të gjitha institucioneve që nuk kanë përmbushur detyrën. Unë do të propozoj seanca dëgjimore me të gjithë funksionarët e lartë, titullarët që kanë lidhje me garantimin e sigurisë kombëtare.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here