Luajmë denjësisht përballë Italisë, por ndëshkohemi nga një gabim në mbrojtje

0
191

Kombëtarja shqiptare ka luajtur ndeshjen e fundit të fazës së eliminatoreve në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër ndaj Italisë, të cilën e humbën me rezultatin minimal 1-0.

Pjesa e parë kaloi me dominim të Shqipërisë, ku në fillim kishte dy-tre goditje të rrezikshme në drejtim të portës së Gianluigi Buffon. Megjithatë 45 minutat e para u mbyllën në barazim të pastër pa gola. Shqipëria insistoi edhe në pjesën e dytë, por Italia kishte kontrollin në posedim të topit, çka bëri që axurrët të vijnë deri te goli.

Antonio Candreva pas një krosimi të Spinazzolas gjeti veten në mes të zonës për të shënuar nga afërsia për 1-0 dhe epërsinë e Italisë. Deri në fund Shqipëria avancoi përpara, por nuk arriti që ta shënojë golin e barazimit.

Shqipëria e mbyll fazën kualifikuese për Botëror me 13 pikë në vendin e tretë të Grupit G, me 10 pikë më pak se Italia në vendin e dytë dhe 15 pikë më pak se Spanja në vendin e parë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here