Kuvend/ Basha zbulon çfarë do të bëjë opozita: Ja vendimet që kemi marrë (VIDEO)

0
162

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar, që siç e tha edhe vetë, ka zgjatur pasi janë marrë vendime të rëndësishme.

Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se nuk do të ketë më përsëritje të veprimeve të Gramoz Ruçit me urdhër të Edi Ramës, pasi fjala e lirë nuk mund të mbyllet.

Deklarata e Lulzim Bashës:

Ne do të intensifikojmë aktivitetin tonë parlamentar, duke rikthyer një praktikë sipas rregullores, që është seanca e pyetjeve për të vendosur Edi Ramën dhe ministrat e tij para përgjegjësisë.

Një ditë del si bahçevan e një ditë tjetër rrit taksat. Sot paska hapur edhe pallatin e Brigadave, e këtej rrit taksat.

Ai e ka zgjedhur kompromisin, atë me krimin e organizuar dhe sejdinërat. Me këtë rreshtim të qartë, Rama ka vendosur PS-në dhe qeverinë në shërbim të aleancës së krimit.

Ne jemi në aleancë me popullin dhe këtë do ta tregojmë. Edhe këtë javë do të merremi me reformën zgjedhore. Pa vendosur institucionin e votës nuk ka liri në vend.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1655633164487858/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here