FOTO/ Kapet një gomone në Vlorë, policisë i ‘humb’ kanabisi dhe i ikin skafistët

0

Mbrëmjen e djeshme, pas një ndjekje të gjatë në det, që nisi nga Policia Kufitare e Vlorës, Delta Forcë, Policia Kufitare e Durrësit si dhe të ndihmuar nga Roja Bregdetare, Guardia di Finanza në Vlorë u sekuestrua një gomone me 2 motorë të fuqishëm nga 300 kuaj fuqi.

Loading...

Ndjekja ka zgjatur disa orë.

Ndjekja ka nisur në ujërat territoriale shqiptare, dhe falë bashkëpunimit në kohë reale me Policinë italiane nëpërmjet zyrës ndërlidhëse të Policisë së Shtetit në Bari, mjeti u gjurmua nga Guardia di Finanza e Barit me një avion dhe një helikopter, si dhe helikopteri i FRONTEX.

Skafistët duke e patur të pamundur të vijonin rrugën drejt Italisë, falë ndjekjes nga 3 njësitë policore në të dy vendet, 3 skafistët janë kthyer sërish drejt Shqipërisë.

Pasi kane përfituar nga deti i trazuar trafikantet kanë hedhur lëndën narkotike ne det dhe me shpejtësi kanë dalë në breg në një zonë të vështirë dhe janë larguar.

Forcat policore që ishin në ndjekje po vijojnë krehjen e zonës për kapjen dhe arrestimin e tyre.

Vijojnë operacionet e kërkimit të lëndës narkotike të hedhur në det nga trafikantët.

Në këtë operacion janë angazhuar forcat e Policisë së Shtetit, Rojës Bregdetare dhe Guardia di Finanzas.

Image

Loading...

Lini nje pergjigje