Atentati mafioz në Athinë/ Zbardhet identiteti i biznesmenit shqiptar të vrarë, 2 pista hetimi

0
153

Biznesmeni shqiptar, i cili mbeti i vdekur në atentatin e ndodhur rreth orës 4:30 të së dielës në “Glyfada” të Athinës është Roland Semitrazi, raportojnë mediat helene.

Për vrasjen e 39-vjeçarit, i cili njihej ndryshe Roni, policia po heton në dy pista.

Bashkëpronari i një klubi nate në Athinë dyshohet se është vrarë nga vrasës me pagesë. Dëshmitarët kanë treguar në polici se, mes viktimës dhe ekzekutorëve ishte zhvilluar një dialog, me gjasë për t’u siguruar për identitetin e tij.

“Më vjen keq, por duhet ta bëjmë”, është dëgjuar të thotë një prej tyre, përpara se shoqëruesi i tij të qëllonte tri herë me pistoletë Semitrazin.

Në tavolinë me viktimën ishte edhe një shqiptar tjetër, 37-vjeçari Gjergji Kapaj, i cili mbeti i plagosur.

Viktima mund të jetë eliminuar për shkak të prishjes së pazareve të drogës, pasi dyshohej se ishte një prej personave të përfshirë në trafikimin e një ngarkese me drogë të kapur nga policia greke dy muaj më parë. Për këtë arsye ishte prej kohësh në përgjim.

Pista tjetër është ajo e konflikteve të viktimës me ortakët e tij në bizneset e klubeve të natës. Edhe aksionerit, të cilin Semitrazi kishte zëvendësuar që prej vitit 2013, i ishte bërë një atentat, të cilit i kishte mbijetuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here