Kampioni i Botës s’u beson syve se çfarë po sheh në Shqipëri

0
369

Kapiteni i Italisë, Gianluiggi Buffon, në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Shqipërisë, u pyet në lidhje me bukurinë e Botërorit duke parë mundësinë që ekipe të mëdha si Holanda dhe Argjentina të mbeten jashtë. Ai foli gjithashtu edhe për kthimin në Shqipëri pas 23 vitesh.

Të mendosh një botëror pa Holandën dhe Argjentinën është gati e pabesueshme për historinë që kanë ato. Por nga ana tjetër është shumë e bukur të shohësh skuadra të vogla që përkushtohen dhe me shumë sakrificë arrijnë të mbërrijnë në nivele kaq të larta. Mendoj se shanset janë të njëjta për të gjitha”, tha Buffon.

Më vjen mirë që kthehem të luaj këtu pas 23 vitesh. Kam luajtur në vitin 1995 në një Teuta-Parma. Kthehem dhe e gjej Shqipërinë në një gjendje të mirë, jo vetëm në futboll, por edhe fusha të tjera”, theksoi ish-kampioni i Botës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here