Kreu i LDE Galdini: Rama platformë kontrolli, jo qeverisjeje!

0
206

Partia aleate e PD, LDE – Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë ka reaguar sot nëpërmjet një deklarate për shtyp të lëshuar nga Kryetari i saj Arian Galdini. Pedagogu Galdini duke komentuar platformën e shpallur nga Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, shprehet se: Opozita tashmë e mori përgjigjen të qartë se qeverisja e Timonierit të vetëm do të jetë një luftë e drejtpërdrejtë për kontroll e Kryeministrit kundër shoqërisë dhe qytetarëve shqiptarë. Sikurse e premtoi në fushatën e tij elektorale, edhe sot Kryeministri Edi Rama nuk zhgënjeu në vetëdijësimin e tij, se ai nuk di të qeverisë nëse nuk ka kontroll të plotë. Gjithçka që ka qenë jashtë kontrollit të tij në 4 vitet e shkuara është shpallur shkaturrinë e kalbësi që duhet rrënuar nga themelet.

Të gjitha institucionet dhe drejtoritë jashtë kontrollit të Edi Ramës janë shpallur si tumorr që duhet shkulur. Sikur Edi Rama të mos kishte qenë Kryeministër në 4 vitet e shkuara, ndoshta gjithkush do ta kuptonte si një platformë revolucionare dhe guximtare, platformën e sotme të Kryeministrit. Por duke qenë se 4 vitet e shkuara të gjitha ato institucione e drejtori ishin nën qeverisjen e Kryeministrit Rama, gjithkush e kupton se platforma e tij është platformë tinzare. Edi Rama nuk do që të qeverisë sepse nuk di që të qeverisë. Rama do kontroll sepse di vetëm të shtojë pushtetet nën vete.

Nëse kujtojmë këtu se pjesa e kontrollit qeverisës që kishte Edi Rama solli kriminalizimin e Kuvendit, Politikës, Institucioneve dhe kanabisizimin e Shqipërisë, sot duhet tu biem sirenave të alarmit sepse Qeverisja e Mafias Estetike, ka kaluar në fazën e dytë të kontrollit total mbi institucionet, pushtetet dhe shoqërinë shqiptare. Qeverisja e Mafias Estetike nuk ka shpallur lufte kunder së keqes dhe informalitetit, por sapo ka hapur proçesin e legalizimit dhe fuqizimit të Elitave të Krimit, që nuk kanë më nevojë për kontroll mbi territorein sepse u nevojitet vetëm kontrolli tërësor i Qeverisë mbi gjithçka. Elitat e Krimit nuk kanë më nevojë për horra e banditë rruge.

Tani kanë kontroll njëdorësh mbi Kryeministrin. Ka ikur koha e Dilinxherëve, ka ardhur koha e korporatizimit të krimit. Kjo është faza më e rrezikshme. Opozita duhet të bashkohet dhe të ngrihet e gjitha në këmbë. Po nuk e ndërgjegjësuam shoqërinë sot, do të jetë shumë vonë nesër. Edi Rama duhet rrëzuar, nuk duhet duruar e as lejuar të marë kontrollin që kërkon.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here