Foshnjat e lindura me kokë të madhe do të jenë të suksesshme në jetë

0
197
Foshnjat me koka të mëdha janë më të zgjuara dhe kanë më shumë gjasa të jenë të suksesshme në jetë se të tjerët, thuhet në studim.

Hulumtimi i kryer nga Biobank UK e konstatoi ekzistimin e një lidhje të fortë në mes të inteligjencës dhe perimetrit të madh të kokës dhe vëllimit të trurit, transmeton koha.net.

Shoqata i përcolli gjysmë milionë britanikë për ta zbuluar lidhjen midis gjeneve të tyre, shëndetit të tyre fizik dhe mendor dhe suksesit në jetë.

Prova e fundit është zbulimi i parë i cili flet për një lidhje të tillë mes funksionit të trurit dhe ADN-së.

“Një marrëdhënie shumë e rëndësishme është vërejtur në mes të rezultateve të testeve kognitive dhe shumë profileve poligjenike në mesin e të cilave janë edhe vëllimi intracranial, perimetri i kokës së të porsalindurit dhe aftësitë kognitive në fëmijëri,” thuhet në studim.

Udhëheqësi i studimit prof. Ian Deary nga Universiteti i Edinburgut tha se variantet gjenetike gjithashtu janë të lidhura ngushtë me inteligjencën.

Shkencëtarët thonë se ky studim mund të shërbejë për të parashikuar se sa një fëmijë do të jetë i suksesshëm në jetë dhe nëse do të shkojë në universitet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here