Batuta e Ramës: Jemi i vetmi vend që ther në parlament, ther dhe në rrugë!

0
164

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mbylljen e thertoreve në vend në kuadrin e planit të 100 ditëve të para të qeverisjes, mirëpo ka gjetur rastin të bëjë një krahasim të fortë lidhur me këtë vendim dhe t’i japë një grusht, opozitës, e cila protestoi së fundmi për të drejtën e debatit dhe të fjalës.

“Ne jemi i vetmi vend që therim në parlament, therrim dhe në rrugë, – tha Rama. –  Në parlament theret e vërteta, se procesi që ka filluar nga opozita është thyerja e rregullave dhe kthimi i parlamentit në një klub të degraduar,” duke shtuar se do të vendosë rregulla.

“Kurse gjaku në rrugë është barbari,” – shtoi ai. – Është për të vënë kujën kur theret një qen, një qenie e pafajshme, por askush nuk vë kujen për therjen më barbare kriminale të bagëtive ë sy të fëmijëve, familjeve, pa asnjë kusht higjenik. Thertoret do të mbyllen dhe të funksionojnë sipas standardeve. Hollanda ther disafish më shumë se ne dhe ka vetëm tre thertore. Kjo duhet të marrë fund.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here