Bashkim Fino i’u bën thirrje 10 kryetarëve të PS në rrethe: Dorëhiquni brenda 10 ditëve

0
190

Sekretari organizativ i Partisë Socialiste Bashkim Fino iu ka kërkuar 10 kryetarëve të PS-së në rreth që kanë edhe detyra të tjera në administratë të heqin dorë dhe të hapin rrugën për zgjedhje të reja.

Duke folur në Asamblenë Kombëtare të PS-së, Fino tha se sot kryetarët e PS-së në rrethe janë funksionalë me paga gati sa administrata.

“Por 10 kryetarë partie sot nuk janë funksionalë. Kanë pretenduar se janë në funksione shtetërore. Unë iu bëj thirrje të japin dorëheqjen nga detyra në parti. Nuk mundesh të jesh edhe prefekt edhe kryetar partie. Si sekretar organizativ me të drejtën që më jep statuti, unë iu them që brenda 10 ditëve të japin dorëheqjen e të bëjmë zgjedhje në parti”, tha Fino.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here