Vrasja e një viti më parë, arrestohen dy vëllezërit lezhjanë (VIDEO)

0
155

Vihen në pranga 2 persona autorë e vrasjes me armë zjarri të personi me inicialet Genc Mëhillaj ndodhur 1 vit më parë në fshatin Mali i Jushit në Shkodër

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm strukturat e Sektorit për Krimet e Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me FNSH-në Tiranë, pas një pune të mirëorganizuar, bazuar në informacione të marra në rrugë policore, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar ” One Year ”

Si rezultat i tij, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e 2 personave të shpallur në kërkim:

Lin Mujeci, 38 vjeç, banues në Torovicë – Lezhë

Kreshnik Mujeci , 30 vjeç , banues në Torovicë – Lezhë

Këta 2 vëllezër, dyshohen si autor të vrasjes së Genc Mëhillaj ngjarje e ndodhur me datë 06.10.2016, në fshatin Mali i Jushit në Shkodër .

Për këta persona Prokuroria e Shkodrës ka lëshuar urdhër ndalimi për veprat penale “vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim”, “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Për kryerje të veprimeve të mëtejshme procedurale këta persona iu vunë në dispozicion strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here