Vonesa e Lulzim Bashës dhe rikthimi tek opozita e para 17 majit

0
223

Nga Gëzim Saliu

Për të dytën herë rradhazi në Kuvend,  dje edhe më agresivisht, opozita e drejtuar nga Lulzim Basha ka përvijuar në seancën parlamentare një betejë ballore me mazhorancën socialiste. Ishte vetë kreu demokrat që bllokoi foltoren e Kuvendit, duke kërkuar me ngulm debatin për zgjedhjet dhe reformën elektorale, gjë e cila nuk u pranua nga PS. Përtej debatit të rregullores së Parlamentit ne kete rast ( i cili ha diskutim), agresiviteti opozitar i PD-së dhe Bashës vlen të vlerësohet si një tregues pararojë për një opozitarizëm të drejtpërdrejtë e jo të mefshtë në vazhdim. Në këtë prizëm, edhe fjalimi i një jave më parë në foltoren e Parlamentit i kryedemokratit ishte i mbushur me nota të një opozitarizmi të fortë e pa ekuivokë. Pikërisht nga kjo sjellje e fundit opozitare vlen të kthehemi pak në kohë e të mendojmë se cili do kishte qenë rezultati apo impakti tek qytetarët, nëse e njëjta linjë do ishte ndjekur edhe pas marrëveshjes Rama-Basha.

Në  parantezë, duhet nënvizuar fakti se zgjedhjet e 25 qershorit u ndikuan fuqishëm nga “faktorët e

 

jashtëm”, nëse mund ti quajmë të tillë, ndërhyrjen e të inkriminuarve, paratë e drogës apo fenomenin e shit-blerjes, të faktuar edhe në raportin e OSBE/ ODIHR-it. Dhe rezultati përfundimtar i këtyre zgjedhjeve, ku PS mori timonin e pushtetit e vetme, është pa dyshim  i përcaktuar në masë nga këta faktorë. Por përpos kësaj të vërtete, nuk duhet mohuar edhe ana tjetër e medaljes, e cila lidhet ngushtësisht me betejën opozitare pas mesnates se 17 majit.

Marrëveshja Rama-Basha, sic ka pranuar vetë kryedemokrati apo më parë edhe ish-kryeministri Berisha,  u shfrytëzua maksimalisht nga kundërshtari politik, pasi Rama tinëzisht përhapi idenë në popull se ekzistonte mundësia e një koalicioni të gjerë me PD-në. Pikërisht kjo tezë, që goditi në zemër votuesin demokrat, mori vrull edhe më të madh përgjatë fushatës elektorale. Akuzat dhe kritikat e opozitës së djathtë për PS-në dhe kryeministrin Rama, megjithese vazhduan të qëndronin në krye të diskursit politik të lidershipit Basha, dukshëm ishin më të rrudhura në raport me kohën e çadrës. Madje në disa raste, target kryes

 

or i PD-së u bë LSI-ja, e cila megjithëse cilësohej nga demokratët si bashkëfajtore e mazhorancës së majtë që qeverisi vendin për 4 vite, nuk mund të ishte kurrsesi objektiv kryesor i sulmeve të opozites. PS kishte peshën kryesore në ekzekutiv e vendimmarrje dhe si e tille duhej te ishte ne qender te akuzave opozitare ,si pergjegjese e pare per keqqeverisjen. Në fushatë mungoi ekzaktësisht fjalori i këtyre dy javëve i Lulzim Bashës, i cili përtej zhargonit tradicional politik, ka ringjallur sërish interesin tek “puro” demokratët. Nuk e dimë nëse mbajtja e një qëndrimi të tillë ballor gjatë fushatës elektorale do të sillte ndryshime drastike të rezultatit të PD-së në 25 qershor, por me shumë siguri mund të themi se skepticizmi i bazës së partisë nuk do ishte ai i para dhe pas zgjedhjeve.

Lulzim Basha dallohet në këto katër vite të drejtimit të PD-së për disa aksione e vendimarrje të drejta. Kujtojmë këtu betejën e fortë dhe të fituar të dekriminalizimit, e cila mundësoi largimin e një pjese të madhe të të inkriminuarve nga jeta politike dhe administrata e vendit. Po ashtu nën drejtimin e Bashës, PD zhvilloi një betejë të fortë e deri diku të rrezikshme për reformën në drejtësi, pasi u përball jo vetëm me kundërshtarin politik që luante kartën e “te dashuruarit” pas paketes, por edhe me presionin e faktorit ndërkombëtar. Në përfundim, pasi edhe LSI frenoi bindshëm tentativën e PS për gjithëpushtet, PD rezultoi se mbajti një qëndrim në përputhje të plotë me kushtetutën e vendit dhe me arbirtin ndërkombëtar të vendosur me konsensus nga palët që ishte Komisioni i Venecias. Ndërkaq me çadrën, Basha arriti kulmin e aksionit të tij në krye të PD-së, ku përgjatë 90 ditëve të rezistencës në shesh, kuotat e mbështetjes, jo vetëm të asaj militante por edhe qytetare, u rritën në mënyrë të vrullshme. Ishte marrëveshja me Ramën dhe mungesa e transparencës së plotë  rreth saj , ajo që ndikoi negativisht tek votuesi demokrat, i cili mungoi masivisht në 25 qershor. Kjo klimë mos besimi brenda demorkatëve u ndërthur me diskursin  jo ballor të lidershipit Basha, duke shtuar edhe më shumë dyshimet brenda së djathtës.

 

Prandaj qëndrimi i  këtyre dy javëve i Lulzim Bashës në Parlament, me tonalitetin, veprimet dhe vendimarrjet e kohës së opozitarizmit para marrëveshjes së 18 majit, përbën një rikthim të vonuar të lidershipit demokrat tek beteja ballore e pa ekuivoke. Megjithatë siç thotë populli: më mirë vonë se kurrë!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here