Ushtrimi i thjeshtë që ja perfeksionon qëndrimin drejt dhe iu largon dhimbjen e shpinës

0
188
Zgjerimi i muskujve të shpinës është ushtrim mjaft i përdorur.

Përveç në trajnime sportive, specialistët këtë ushtrim e aplikojnë edhe në mjekësi.

Zgjerimi i muskujve të shpinës ju ndihmon të hiqni qafe dhimbjet e shpinës dhe mundëson të keni një qëndrim të përsosur.

Ky ushtrim është tejet i rekomanduar për personat që punojnë në zyrë dhe qëndrojnë ulur për kohë të gjatë.

Ushtrimi  

Shtrihuni me stomak dhe vendoseni ballin në dysheme.

Vendosni duart paralel me trupin dhe pëllëmbët e dorës vendosini te kofshët.

Drejtoni bërrylat dhe këmbët i bëni bashkë.

Lëshoni frymën: Ngrini kokën, gjoksin dhe pjesën e lartë të stomakut ndërkohë që duart dhe këmbët qëndrojnë siç ishin.

Merrni frymë: Ngadalë kthejuni pozicionit origjinal.

Këtë ushtrim përsëriteni dhjetë herë dhe ushtrojeni tri herë në javë për të ndjerë përmirësim në shpinë dhe muskujt e stomakut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here