Uniformat blu mbrojnë ministrat, merr fund “bashkëqeverisja me qytetarët” (VIDEO)

0

Rreth orës 11:00 të kësaj të premteje është parashikuar të zhvillohet një takim mes Damian Gjiknurit e Mirela Kumbaros, dhe banoreve që preken nga plani urbanistik në Himarë.

Ajo që bie në sy është shtimi i forcave të policisë, që mbajnë nën kontroll qytetarët.

Situata është e tensionuar ende pa filluar takimi dhe në terren janë thirrut forca shtesë të policisë nga Vlora.

Për të mbajtur larg ministrave një pjesë të qytetarëve është përcaktuar një listë e atyre që do të marrin pjesë në takim.

Nga forcat e shtuara të policisë dhe acarimi i banorëve është e lehtë të kuptohet se slloganet për “Bashkëqeverisje me qytëtarët” kanë vlerë vetëm në rrjetet sociale apo në mbledhjet e partisë, se kur vjen puna për t’u marrë me problemet e qytetarëve, askush nuk i zgjidh më mirë gjerat se polici.

Ky takim do të jetë i treti mes qeverisë dhe banorëve pas atij me kryeministrin ne Tirane, me banoret dhe Omonian në Vlore dhe sipas ministrave do jete i fundit.

Lini nje pergjigje