Masakrimi i vogëlushes shqiptare në Itali, rrëfehet gjyshi: E kisha në krahë kur e sulmuan pitbullat

0
138

Të tjera detaje dalin në dritë nga tragjedia që tronditi pak kohë më parë Italinë dhe jo vetëm, ku vogëlushja 13-muajshe shqiptare u kafshua për vdekje nga dy pitbull. Ngjarja në fjalë ndodhi në Breshia të Italisë në 17 shtator. Ditën e sotme gjyshi i saj, rëfeu për herë të parë se si ndodhi ngjarja, ndërsa u mor në pyetje nga prokuroria e Breshias në Itali.

“E kisha në krahë vajzën kur qentë e sulmuan. Nuk i ndala dot nga sulmi”, deklaroi Hasan Kikaj, gjyshi i të voglës Victoria. Megjithatë, versioni i tij ka lënë dyshime te hetuesit, shkruan ‘Corriere’. Gjyshi është ndër personat e hetuar për vdekjen e vajzës, po ashtu babai shqiptar dhe nëna italiane e Victorias. Ndërkohë, nën hetim është edhe veterineri, i cili nuk kishte raportuar tek autoritetet një sulm të mëparshëm të dy qenve kundër një qeni tjetër, siç e kërkon ligji.

NGJARJA
Të dielën e 17 shtatorit vogëlushja ishte vetëm me gjyshin kur iu shkëput nga duart dhe doli në kopsht duke shkuar drejt kutisë së ushqimit të kafshëve që e kanë sulmuar për vdekje. Gjyshi nga i ati, i plagosur në tentativë për të mbrojtur mbesën dhe më pas ‘viktimë’ e një ataku zemre, ishte vendosur në regjistrin e të dyshuarve për vrasje me qëllim si pasojë e mungesës së ruajtjes së vajzës. I vetmi i rritur në shtëpi duhet, sipas hetuesve ta kontrollonte mbesën në çdo lëvizje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here