Dy vajza të reja pinë helm

0
175
Dy vajza të reja kanë tentuar ti japin fund jetës, duke u helmuar, njëra me fostoksinë dhe tjetra me sasi të tepruar barnash.

Dy ditë më parë, në fshatin Rinas, në banesën ku jetonte është vetëhelmuar me medikamente mjekësore F.Q., 24 vjeçe, bëjnë me dije burime policore. Vajza është transportuar në spital dhe pasi ka marrë mjekim është larguar në banesë. Materialet për këtë rast u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë.

Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur një ditë më parë, në fshatin Vukel, Malësi e Madhe. 17-vjeccarja M.Gj. është vetëhelmuar me fostoksinë në banesë dhe pas mjekimit në spital, është kthyer në banesë. Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër për verën penale: Shkaktimi i vetëvrasjes.

Në të dyja rastet, sipas policisë, dyshohet se vajzat kanë tentuar vetëvrasjen në kushte të rënduara psikologjike.

Rastet e vetëvrasjeve dhe tentativave për vetëvrasje janë të larta, dhe përbëjnë një plagë më vete të shoqërisë sonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here