Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit/ Sensibilizohet edhe Berisha, vendos fjongon rozë

0
98

Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje.

Ai organizohet çdo vit dhe synon të shpërndajë informacion në lidhje me shëndetin e gjirit, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë globin.

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha është sensibilizuar në kuadër të kësaj nisme, që synon të rritë ndërgjegjësimin e grave për diagnostikimin në kohë të sëmundjes.

Në një komunikimin me mediat para godinës së Parlementit, u shfaq me fjongon rozë në xhaketën e tij, simbol i sensibilizimit ndaj kësaj sëmundje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here