Kryemadhi: Pse kam qenë skeptike për marrëveshjet e Metës me Ramën

0
155

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është e ftuara e Artur Zhejit në emisionin “360 Gradë” në Ora News. Ajo sqaroi se pse ka qenë skeptike në marrëveshjet midis Ilir Metës dhe Edi Ramës.

Zheji: Pse keni qenë skeptime për marrëveshjet?

KryemadhiUnë kam qenë skeptike për sa i përket marrëveshjeve që Ilir Meta ka bërë me Edi Ramën për arsye të marrëdhënieve historike mes tij dhe Edi Ramës jo i individ por si parti politike. Në marrëveshjen e 2007-s, pa u tharë akoma boja e marrëveshjes, ai ngriti grupin e punës për ndryshimet kushtetuese si e si të godiste LSI-në. Unë kam qenë që çdo marrëveshje që bëhej të shkruhej dhe të ishte transparente. Ne kemi shumë marrëveshje që janë bërë në politikë që sot e asaj dite nuk janë transparente. Sot e kësaj dite kemi dilemat më të mëdha që nuk i japim dot zgjidhje.

Ajo u pyet fillimisht rreth kandidimit të saj në krye të LSI.

KryemadhiZgjedhja ime si kryetare e LSI erdhi si rezultat i disa diskutimeve dhe debateve pas zgjedhjeve ku LSI-ja do të ishte në opozitë. Krijohet një situatë e re. Duhej një luftë frontale në Parlament dhe një riorganizim i LSI-së në terren. Z.Vasili do të përqendrohej 100% në Parlament për shkak të eksperiencës. Ashtu në terren, kemi një situatë shumë të vështirë është e domosdoshme që strukturat e LSI-së të riorganizohen. Ilir Meta edhe mund të propozonte. Meta mund të mos ketë qenë dakord para zgjedhjeve.

Mos harroni që zt.Meta ka pasur Petrit Vasilit njeriun më të besuar.

Çani: Para teje?

KryemadhiSigurisht!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here