Jepet çmimi Nobel për Letërsinë, as këtë vit nuk e fiton Ismail Kadare

0
314

Çmimin Nobel për Letërsinë, ku një ndër pretendentët kryesorë ishte edhe shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, e ka fituar novelisti britanik Kazuo Ishiguro.

Të shumtë ishin shkrimtarët, që u shfaqën sërish, vit pas viti, por Kadare nuk ka rezultuar fitues as në 2017-ën.

Mes emrave të përfolur ishin: Don DeLillo i Amerikës, Margaret Atwood e Kanadasë, poeti i lindur në Siri, Adonis, romancieri japonez Haruki Murakami dhe shkrimtari nga Kenya, Ngugi Wa Thiong’o, Amos Oz i Izraelit, David Grossman, Claudio Magris i Italisë, Ismail Kadare, Michel Houellebecq, etj.

Bjorn Wiman, redaktori i Kulturës së gazetës kryesore suedeze “Dagens Nyheter”, parashikoi se këtë vit, do të ishtejetë një zgjedhje krejt ndryshe, nga ajo e vitit 2016, ku “Çmimi Nobel për Letërsinë” iu dha kantautorit Bob Dylan.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here