Berisha ju kërkon deputetëve të bëjnë ‘luftë’ në Kuvend

0
160

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha, ka kërkuar nga deputetët e opozitës që të kenë një grup sa më shumë ‘luftarak’, në Kuvend.

Ai ju ka kërkuar që të gjithë deputetët të flasin sa më shumë dhe të adresojnë çdo shkelje apo abuzim që bëhet nga ana e qeverisë.

Gjithahtu në mbledhje është diskutuar edhe qëndrimi që do të mbajë PD në ditët në vijim. Raportohet se demokratët do ta nisin nga Reforma Zgjedhore, ku do të shfrytëzojnë çdo hapësirë kushtetuese dhe ligjore që i jep të drejtë opozitës që të bëjë debat si; interpelanca, thirrje ministrash etj.

Mes të tjerash demokratët do të shohim mundësinë që të mblidhet Konferenca e Kryetarëve. Ndërkohë, debati për reformën Zgjedhore pritet të mbahet ditën e enjte, ndonëse u përfol që ajo që të mbahej të hënën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here