Mori shpërblimin për të vdekurin në aksident , lihet në burg avokati i njohur

0

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë për avokatin Myrteza Myftari.

Gjykata ka dhënë “arrest me burg” për avokatin Myftari. Ky i fundit u arrestua pak ditë më parë, pasi nuk iu dha familjarëve të viktimës dëmshpërblimin e përfituar nga aksidenti.

“Myftari mashtroi familjarët e klientit që humbi jetën në aksident. Shuma e përfituar padrejtësisht nga avokati është 2.5 milionë lekë”, deklaron policia.

Arrestimi i avokatit është bërë pas kallëzimit të depozituar në polici nga familjarët e viktimës me inicialet F. R., dhe nga hetimet ka rezultuar se ata janë dëmshpërblyer nga kompania e sigurimit me një shumë prej 2.5 milionë lekë, por këto para sipas kallëzimit avokati nuk jua ka dhënë asnjëherë.

Lini nje pergjigje